Konsultim publik i Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut

Në kuadër të projektit “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut” do të zhvillohen takime konsultuese publike për Strategjine për edukimin ligjor të publikut, e cila është depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në kuadër të Reformës në Drejtësi.  Organizatat e shoqërisë civile janë ftuar të përfshihen në procesin e…

Mësuesit si punonjës të vijës së parë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit tek të rinjtë

Me mbështetjen e Terre des Hommes në Shqipëri, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e projektit “Mësuesit si punonjës të vijës së parë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit tek të rinjtë”. Nëpërmjet këtij projekti synohet rritja e kompetencave të mësuesve për mbrojtjen ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, për indentifikimin e shenjave të para të…

“Monitorimi i shpërndarjes së barabartë të të drejtave sociale për grupet në nevojë në nivel kombëtar dhe lokal (Kukës, Elbasan, Librazhd and Pogradec)”

Me mbështetjen e GIZ Albania, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e projektit “Monitorimi i zbatimit të të drejtave sociale të grupeve vulnerabël në nivel qëndror dhe vendor (Kukës, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec)”. Nëpërmjet këtij projekti synohet forcimi i kapaciteteve monitoruese të institucionit të Avokatit të Popullit ndaj njësive vendore në zbatimin e të drejtave sociale…

“Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut”

Qendra ALTRI, po zbaton iniciativën “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e…

Promovimi i tolerancës dhe respektit për diversitetin nëpërmjet edukimit të të rinjve dhe nxitjes së partneriteteve

Qendra A.L.T.R.I me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) dhe të Qeverisë Australiane nëpërmjet Departamentit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, ka filluar zbatimin e projektit “Promovimi i tolerancës dhe respektit për diversitetin nëpërmjet edukimit të të rinjve dhe nxitjes së partneriteteve”. Ky projekt synon promovimin e tolerancës,  mirëkuptimit, respektit për diversitetin dhe…

Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional: Bashkëpuno edhe ti! Mbështetur nga Koalicioni “Drejtësi për të gjithë!

Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën A.L.T.R.I, organizata anëtare të “Koalicionit Drejtësi për të gjithë”, kanë nisur zbatimin e projektit “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional: bashkëpuno dhe ti”. Projekti, i cili është pjesë e veprimtarisë së planit të veprimit të Koalicionit për vitin 2017, ka për synim informimin dhe edukimin e publikut mbi…

Krijimi i databazës elektronike të Marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura nga Republika e Shqipërisë , iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) dhe Programi i Ndihmes Australiane. Nëntor 2016- Prill 2017.

Kjo iniciativë synonte identifikimin, mbledhjen dhe krijimin e një data-base elektronike të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Inicimi i këtij projekti nga A.L.T.R.I është mbështetur në nevojat e identifikuara nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) për të krijuar një bazë të plotë të dhënash elektronike të marrëveshjeve…

Media sociale, të rinjtë dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut ndaj fenomeneve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI). Tetor 2016- Prill 2017.

Nëpërmjet implementimit të këtij projekti u synua sensibilizimi dhe rritja e ndërgjegjësimin të të rinjve ndaj fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në përgjithësi si dhe ndikimit të medias sociale në nxitjen e këtij fenomeni. Gjatë zbatimit të iniciativës A.L.T.R.I zhvilloi disa takimeve me përfaqësues të institucioneve të cilët, për hir të kompetencave dhe…

Vlerësim i situatës aktuale dhe rekomandime politike për ndërtimin e sistemit elektronik për lejet e ndërtimit në Shqipëri, i mbështetur nga GIZ Open Regional Funds Modernization of Municipal Services. Dhjetor 2015-Shkurt 2016.

Qëllimi kryesor i projektit ishte vlerësimi i situatës aktuale dhe gatishmërisë për krijimin e Sistemit Elektronik të Lejeve të Ndërtimit në Shqipëri, si dhe paraqitja e rekomandimeve për të siguruar funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi. Vlerësimi konsistoi në një analizë të situatës ligjore dhe institucionale, si dhe të situatës në praktikë, i…