Kjo iniciativë synonte identifikimin, mbledhjen dhe krijimin e një data-base elektronike të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Inicimi i këtij projekti nga A.L.T.R.I është mbështetur në nevojat e identifikuara nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) për të krijuar një bazë të plotë të dhënash elektronike të marrëveshjeve ndërkombëtare e cila do të jetë në dispozicion jo vetëm të MPJ, por edhe për shumë aktorë publikë dhe privatë në Shqipëri.