TERMAT E REFERENCËS
Pozicioni: Koordinator Lokal
Vendi: Tiranë, Kukës, Elbasan, Librazhd,
Data e fillimit: 04.01.2018
Data e mbarimit: 30.11.2018
Përshkrimi i situatës aktuale
Bashkitë kanë detyrimin të ofrojnë shërbime të caktuara për grupet në nevojë, me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre. Shërbimet e ofruara për grupet në nevojë nga pushteti vendor janë në formë të ndihmës ekonomike, shërbime të përkujdesit social të banimit dhe komunitetit. Në kuadër të projektit do të hartohet një vlerësim i nevojave për grupet në nevojë dhe një metodologji monitorimi; për të rritur kapacitetet e Avokatit të Popullit dhe qeverisjes vendore, si dhe zhvillimin e një fushate ndërgjegjësuese për institucionet dhe qytetarët. Në të vërtetë jo të gjithë individët e grupeve në nevojë kanë qasje në këto shërbime ose ka shërbime të nevojshme që nuk ofrohen.
Ndër çështjet që janë hasur gjatë viteve me pushtetin vendor në drejtim të ofrimit të shërbimeve për grupet në nevojë janë: mos pagesa me kohë e ndihmës ekonomike përkatëse, siç është pagesa e paaftësisë dhe pagesa e ndihmës ekonomike; ndërprerja e ndihmës ekonomike; dështimi për të zgjidhur çështjen e strehimit; identifikimi i nevojave të familjes në nevojë e përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike; mungesa e aksesit në transportin publik urban dhe mos-rimbursimi i biletave për personat me aftësi të kufizuara; mungesa e vlerësimeve buxhetore nga ana e organeve të qeverisjes vendore për fondet e nevojshme për të ofruar ndihmë ekonomike jashtë kritereve për raste të veçanta, siç janë familjet në gjakmarrje etj.
Në këtë kuadër, Qendra ALTRI me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit GIZ, po zbatojnë projektin “Monitorimi i shpërndarjes së barabartë për të drejtat sociale të grupeve në nevojë në nivel kombëtar dhe lokal”
Objektivat
Qendra ALTRI kërkon koordinator lokal (Tirane, Elbasan, Librazhd, Kukes, Pogradec), të cilët do të jenë përgjegjës për koordinimin lokal në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertëve
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një Koordinatori Lokal i cili do të jetë përgjegjës për:
- Vendosja e kontakteve në qytetet respektive;
- Zhvillimi i intervistave për secilin aktorë;
- Koordinim lokal për zhvillimin e takimeve konsultuese mbi metodologjinë e monitorimit;
- Zhvillimi i trajnimeve në qytetet respektive;
- Koordinim lokal për zhvillimin e ditëve të hapura dhe forumeve me qytetarë, në qytetet respektive.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në një fushë relevante;
- Të paktën 2 vjet përvojë pune të mëparshme;
- Trajnime dhe intershipe brenda dhe jashtë vendit;
- Përvoja e mëparshme në shoqërinë civile;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi kompjuterike.
Aplikimi
Te pakten 2 aplikant duhet te dorezojne CV-te e tyre prane Qendres ALTRI.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën info@altri.al; qendra.altri@gmail.com deri më 22 December 2017.
Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë aplikimin e tyre në kopje fizike në adresën e mëposhtme:
Qendra A.L.T.R.I
Rruga “Asim Zeneli”, Nr. 15
Tiranë, Shqipëri