TERM OF REFERENCE
Koordinator/E Projektesh
| Pozicioni / Shërbimi | Koordinator/E Projektesh |
| Lloji i kontratës: | Kontratë pune me afat të pacaktuar |
| Lloji i punësimit: | 10.12.2026 |
| Afati i aplikimit: | Kontratë shërbimi |
| Aplikimi në email: | qendra.altri@gmail.com |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I.) është një organizatë e shoqërisë civile, e themeluar në vitin 2011, që ushtron veprimtarinë e saj në fushat e mirëqeverisjes, forcimit të shtetit të së drejtës, parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimin e pjesëmarrjes qytetare dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, Qendra A.L.T.R.I. zhvillon dhe zbaton projekte në fushat e kërkimit dhe analizës ligjore, mbështetjes së reformave dhe politikave publike, monitorimit të institucioneve, forcimit të kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit qytetar.
Në kuadër të veprimtarisë së saj, Qendra A.L.T.R.I. kërkon të punësojë një Koordinator/e Projektesh me kohë të plotë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Planifikimi, organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të projekteve;
- Monitorimi i ecurisë së aktiviteteve për të siguruar zbatimin me sukses të projekteve;
- Koordinimi punës së ekipit të projektit për të garantuar përmbushjen e standardeve;
- Hartimi i dokumenteve ligjore që nevojiten për zbatimin e projekteve;
- Mbledhja e të dhënave dhe dokumentimi i aktiviteteve;
- Hartimi i raporteve teknike (narrative) të zbatimit të projekteve;
- Komunikimi dhe koordinimi me donatorët, partnerët dhe palët e tjera të përfshira në zbatimin e projekteve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë.
- Përvojë e mëparshme në koordinimin e projekteve dhe/ose në organizata të shoqërisë civile.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe për punë në grup;
- Përdorim shumë i mirë i programeve kompjuterike (MS Word, Excel, PowerPoint).
- Njohja e procedurave të donatorëve ndërkombëtarë (BE, agjencitë e UN etj.) përbën avantazh;
Procedurat e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën qendra.altri@gmail.com, me subjekt: “Aplikim – Koordinator/e Projektesh”.
Afati përfundimtar për aplikim është 10.12.2026. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
