TERM OF REFERENCE
Ekspert ligjor
| Pozicioni / Shërbimi | Ekspert ligjor |
| Titulli i projektit | “Forcimi i sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes qasjeve të integruara edukuese dhe institucionale!” |
| Mbështetur nga: | Bashkia Kamëz |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Dite pune: | 29 dite pune |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Forcimi i sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes qasjeve të integruara edukuese dhe institucionale!”, me mbështetje financiare nga Bashkia Kamëz. Qëllimi kryesorë i iniciativës është të kontribuoj në përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, trajnimit të aktorëve kyç dhe ndërgjegjësimit të nxënësve.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Të forcohet kapaciteti institucional dhe njohuritë praktike të aktorëve kryesorë për parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike në shkolla, duke siguruar bashkëpunim ndërinstitucional dhe qëndrueshmëri të ndërhyrjes.
- Të rritet ndërgjegjësimi i nxënësve mbi sigurinë, parandalimin e dhunës dhe bullizmit, si dhe përdorimin e mekanizmave të raportimit dhe kërkimit të ndihmës, për të krijuar një mjedis shkollor të sigurt dhe të mbështetur.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të zbatimit të projektit, Qendra ALTRI kërkon angazhimin e një eksperti ligjor, i cili do të ofrojë ekspertizë juridike për analizimin dhe trajtimin e kuadrit ligjor dhe institucional që rregullon sigurinë në shkolla, mbrojtjen e fëmijëve dhe përgjegjësitë e institucioneve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të dhunës, bullizmit dhe formave të tjera të cenimit të sigurisë.
Eksperti do të kontribuojë në përgatitjen e përmbajtjes ligjore të manualit trajnues dhe edukues, si dhe në zhvillimin e materialeve dhe aktiviteteve informuese, duke synuar që dispozitat ligjore dhe mekanizmat institucionalë të paraqiten në mënyrë të qartë, praktike dhe të kuptueshme për grupet përfituese.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët duhet të përmbushin:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti ligjor dhe hulumtuesi i cili do të jetë përgjegjës për:
- Analizën e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me sigurinë në shkolla, mbrojtjen e fëmijëve, parandalimin dhe trajtimin e dhunës dhe bullizmit, duke identifikuar përgjegjësitë e institucioneve dhe mekanizmat e raportimit, referimit dhe mbrojtjes.
- Kontributin në përgatitjen e metodologjisë së ndërhyrjes, duke ofruar ekspertizë ligjore për koordinimin institucional, përcaktimin e përgjegjësive dhe trajtimin e situatave që cenojnë sigurinë në mjediset shkollore.
- Hartimin dhe rishikimin e përmbajtjes ligjore të manualit trajnues dhe edukues, me fokus të drejtat dhe detyrimet e nxënësve, përgjegjësitë institucionale, procedurat e identifikimit, raportimit, referimit dhe menaxhimit të rasteve, si dhe përgatitjen e udhëzimeve dhe rasteve praktike në bashkëpunim me ekspertët e tjerë.
- Kontributin në përgatitjen e materialeve informuese dhe zhvillimin e 10 fushatave edukative në shkolla, duke trajtuar të drejtat e nxënësve, mekanizmat e raportimit dhe kërkimit të ndihmës, si dhe format e mbrojtjes në dispozicion.
- Bashkëpunimin me ekipin e projektit dhe ekspertët e tjerë, për koordinimin e detyrave, respektimin e afateve, rishikimin e produkteve dhe reflektimin e komenteve të dakordësuara.
Kërkesat
Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
- Diplomë universitare në drejtësi.
- Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në fushën juridike.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar dhe kuadrit institucional përkatës.
- Përvojë në analizën ligjore, hartimin e dokumenteve kërkimore, raporteve, vlerësimeve ose materialeve juridike.
- Aftësi shumë të mira analitike, kërkimore dhe të hartimit të dokumenteve profesionale.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të bashkëpunuar me ekspertë të fushave të tjera dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
Përvoja në çështjet e të drejtave të fëmijëve, arsimit, mbrojtjes nga dhuna ose bashkëpunimit ndërinstitucional do të konsiderohet përparësi.
Procedurat e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae (CV), ku të pasqyrohet përvoja dhe kualifikimi profesional.
- Ofertë financiare, duke specifikuar vlerën e propozuar për ditë pune.
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 30 Prill 2026, jo më vonë se ora 14:00.
Aplikimi mund të dërgohet në adresat e mëposhtme:
- Qendra ALTRI;
Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tiranë, Shqipëri
- Email: altri@gmail.com
Aplikimi mund të dërgohet në gjuhën shqipe
