TERM OF REFERENCE
Ekspert Komunikimi
| Pozicioni / Shërbimi | Ekspert Komunikimi |
| Titulli i projektit | Forcimi i sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes qasjeve të integruara edukuese dhe institucionale |
| Mbështetur nga: | Bashkia Kamëz |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Lloji i kontratës: | 21 ditë pune |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Forcimi i sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes qasjeve të integruara edukuese dhe institucionale” me mbështetje financiare nga Bashkia Kamëz. Qëllimi kryesorë i iniciativës është të kontribuoj në përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, trajnimit të aktorëve kyç dhe ndërgjegjësimit të nxënësve.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Të forcohet kapaciteti institucional dhe njohuritë praktike të aktorëve kryesorë për parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike në shkolla, duke siguruar bashkëpunim ndërinstitucional dhe qëndrueshmëri të ndërhyrjes.
- Të rritet ndërgjegjësimi i nxënësve mbi sigurinë, parandalimin e dhunës dhe bullizmit, si dhe përdorimin e mekanizmave të raportimit dhe kërkimit të ndihmës, për të krijuar një mjedis shkollor të sigurt dhe të mbështetur.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër te kësaj nisme Qendra ALTRI po kërkon një Ekspert Komunikimi, i cili do të ofrojë ekspertizë profesionale për komunikimin, informimin dhe promovimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit.
Eksperti do të kontribuojë në hartimin dhe përshtatjen e materialeve informuese dhe edukuese, mbulimin dhe promovimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese, përfshirë përgatitjen dhe publikimin e përmbajtjeve në rrjetet sociale dhe kanalet e tjera të komunikimit, si dhe komunikimin me grupet e synuara dhe aktorët institucionalë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në shkolla, parandalimin e dhunës dhe bullizmit dhe promovimin e një mjedisi shkollor të sigurt.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Në kuadër të zbatimit të projektit, eksperti i komunikimit do të jetë përgjegjës për:
- Përgatitjen e identitetit vizual dhe materialeve promovuese të projektit, përfshirë dizenjimin e elementeve grafike të nismës, roll-up-it dhe materialeve të tjera informuese, duke siguruar respektimin e kërkesave për dukshmërinë e mbështetjes financiare të Bashkisë Kamëz.
- Kontributin në përgatitjen dhe përshtatjen e materialeve informuese dhe edukuese, përfshirë mbështetjen për strukturimin dhe paraqitjen vizuale të manualit trajnues, si dhe përgatitjen e materialeve të përshtatshme për nxënësit dhe grupet e tjera përfituese.
- Mbështetjen e komunikimit dhe dokumentimit të aktiviteteve të projektit, përfshirë 10 fushatat edukative në shkolla dhe aktivitetin dyditor me aktorët përgjegjës për sigurinë në shkolla, përmes përgatitjes së materialeve të komunikimit dhe evidentimit të rezultateve kryesore.
- Përgatitjen e përmbajtjeve informuese dhe promovuese për kanalet e komunikimit të Qendrës ALTRI, me qëllim prezantimin e aktiviteteve, mesazheve ndërgjegjësuese dhe rezultateve të projektit, si dhe mbështetjen e komunikimit dhe dukshmërisë së eventit përmbyllës.
- Bashkëpunimin me ekipin e projektit dhe ekspertët e tjerë, për harmonizimin e materialeve, përshtatjen e mesazheve për grupet e synuara, respektimin e afateve dhe dokumentimin e punës së realizuar.
Kërkesat
Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
- Diplomë universitare në komunikim, marrëdhënie me publikun, gazetari, marketing ose fusha të tjera të përafërta.
- Të paktën 3 vjet përvojë profesionale në komunikim, promovim ose zhvillimin e materialeve informuese.
- Përvojë në përgatitjen e materialeve vizuale dhe promovuese, si dhe në komunikimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projekteve.
- Përvojë në krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve për platformat digjitale dhe rrjetet sociale.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi, si dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae (CV), ku të pasqyrohet përvoja dhe kualifikimi profesional.
- Ofertë financiare, duke specifikuar vlerën e propozuar për ditë pune.
- Ekstrakt nga QKB-ja, nëse aplikohet, për kandidatët që ushtrojnë veprimtari si subjekte të regjistruara.
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme: qendra.altri@gmail.com
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 14 Maj 2026, jo më vonë se ora 16:00.
Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën e mëposhtme:
