TERMA REFERENCE
THIRRJE PËR KËRKUES DHE EKSPERT LIGJOR NË KUADËR TË PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I MJEDISIT MEDIATIK PËR TË SIGURUAR NJË POLITIKË TË TOLERANCËS ZERO PËR FRIKËSIMIN DHE SULMET NDAJ GAZETARËVE
Pozicioni | KËRKUES DHE EKSPERT LIGJOR |
Titulli i Projektit | Thirrje Për Kërkues Dhe Ekspert Ligjor Në Kuadër Të Projektit “përmirësimi I Mjedisit Mediatik Për Të Siguruar Një Politikë Të Tolerancës Zero Për Frikësimin Dhe Sulmet Ndaj Gazetarëve |
Vendi: | Tirana, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Korca dhe Elbasan |
Data e fillimit: | 11.11.2021 |
Data e mbarimit: | 30.10.2021 |
Kohëzgjatja e detyrës: | 46 ditë pune |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me financimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhimin e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), Qendra ALTRI po zbaton projektin “Përmirësimi i mjedisit mediatik për të siguruar një politikë të tolerancës zero për frikësimin dhe sulmet ndaj gazetarëve”. Ky projekti ka për qëllim të përmirësoi mjedisin mediatik në mënyrë për të siguruar një politikë me tolerancë zero për frikësimet dhe sulmet ndaj gazetarëve. Objektikat e parashikuara janë:
- Identifikimi dhe vlerësimi i rasteve, analizimi i praktikës gjyqësore dhe prokurorisë për të dhënë rekomandime se si të promovohet dhe garantohet liria e shprehjes;
- Krijimi i praktikës së vazhdueshme për identifikimin dhe vlerësimin e rasteve të gazetarëve duke krijuar një bazë të dhënash;
- Rritja e ndërgjegjësimit të politikëbërësve (parlamenti, qeveria dhe institucionet e pavarura), gazetarët, policia, gjyqtarët, prokurorët dhe OJF-të që operojnë në fushën e medias për statistikat dhe historikun e rasteve kundër gazetarëve, duke inkurajuar reagimin e tyre për zbatimin e rekomandimeve dhe vazhdimin e monitorimit të rasteve të gazetarëve.
Objektivat e thirrjes
Qendra ALTRI kërkon një kërkues dhe ekspertë ligjor, i/e cila do të jetë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertit të medias
- Do të jetë përgjegjës për identifikimin dhe analizimin e të dhënave/raporteve/statistikave për rastet kundër gazetarëve;
- Hartimin e formatit të databazës së të dhënave;
- Hartimin e metodologjisë së mbledhjes së rasteve;
- Hartimin e intervistave të personalizuara për secilin nga institucionet e përfshira;
- Realizimin e 20-25 intervistave;
- Mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;
- Hartimin e raportit bazuar tek të dhënat e mbledhura; legjislacionit në fuqi dhe atij ndërkombëtar si dhe principeve të lirisë së medias si dhe praktikat e mira;
- Përgatitjen e prezantimeve dhe materialeve për zhvillimin e takimeve konsultuese;
- Zhvillimi i takimeve konsultuese me qëllim prezantimin e studimit dhe përmirësimit të përmbajtjes dhe rekomandimeve;
- Rishikimi final i studimit;
- Do të jetë përgjegjës për zhvillimin e fushatës ndërgjegjësuese;
- Hartimin e materialeve informuese që do të publikohen në median sociale;
- Hartimin e inforgrafikëve dhe artikujve;
- Përgatitjen e teksteve për intervistat lokale si dhe realizimi i tyre
- Zhvillimi i takimeve advokuese me aktorët e përfshirë;
- Përgatitja për realizimin e Konferencës kombëtare
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në drejtësi;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme të standardeve shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me një fokus të veçantë në gazetari dhe liria e medias;
- Shkathtësi shumë të mira me shkrim;
- Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore si vlerësim, raportet/ analiza;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera akademike në fushën juridike do të ishin një pasuri.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre si dhe ofertën financiare në adresën
qendra.altri@gmail.com / iris.shima@altri.al deri më 10 Nëntor 2021.