Forcimi dhe përmirësimi i marrëdhënies qytetar-gjykatë në dobi të efektivitetit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, financuar nga Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri JuST/USAID. Mars 2013-Korrik 2013.

Kjo iniciativë synonte të kontribuonte në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënies qytetar-gjykatë në dobi të efektivitetit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor shqiptar. Projekti krijoi gjithashtu urat e para të bashkëpunimit midis gjykatave dhe fakulteteve në dobi të konsolidimit të një praktike në shërbim të qytetarëve. Në kuadër të përmbushjes së këtij objektivi…

Zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit në sistemin arsimor në Shqipëri dhe eksperienca e vendeve të tjera (e-learning), financuar nga Fondacioni SOROS. Tetor 2012-Maj 2013.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë rritja e efektivitetit të përdorimit të T.I.K në proceset mësimore nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të eksperiencave me vende si Estonia dhe Maqedonia, të cilat kanë pasur praktikën më të mirë të aplikimit të “E- shkolla” / “E-edukimit”. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës është synuar perfeksionimi i praktikave të cilat do…

Mbrojtja nga Diskriminimi: Njih të drejtat dhe detyrimet e tua, realizuar me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Dhjetor 2011-Mars 2013.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj iniciative ishte kontribuimi për luftimin e diskriminimit për shkaqe të ndryshme përmes informimit, sensibilizimit, ushtrimit të presionit pozitiv dhe studimit të diskriminimit në funksion të promovimit të të drejtave të grupeve të diskriminuara, duke kontribuar kështu në promovimin e respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në të…