TERM OF REFERENCE
Ekspert për fuqizimin e të rinjve
| Position / Service | Ekspert për fuqizimin e të rinjve |
| Title of the project | “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!” |
| Supported by: | Bashkia Kamëz |
| Type of contract: | Kontratë shërbimi |
| Timeframe: | 30 ditë pune (Dhjetor 2025 – Shtator 2026) |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!” me mbështetje financiare të Bashkisë Kamëz. Qëllimi kryesor është nxitja dhe fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në vendimmarrjen lokale përmes përdorimit të mjeteve të demokracisë digjitale dhe metodave gjithëpërfshirëse të angazhimit.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të të rinjve (15–29 vjeç) për të përdorur mjetet digjitale në funksion të pjesëmarrjes qytetare;
- Promovimi i formave inovatore dhe gjithëpërfshirëse të shprehjes dhe përfaqësimit të të rinjve në dialogun publik lokal, përmes mjeteve krijuese dhe advokimit artistik.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër te kësaj nisme Qendra ALTRI po kërkon një eksperti për fuqizimin e të rinjve me qëllim realizimin e aktiviteteve të parashikuara në kuadër të kësaj nisme.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti për fuqizimin e të rinjve që do të jetë përgjegjës për:
- Realizimin e takimeve me përfaqësues të Bashkisë Kamëz dhe KVR për të ngritur bashkëpunimin dhe për të përcaktuar hapat konkretë që do të ndiqen.
- Hartimi i paketës edukative mbi demokracinë digjitale; Udhëzues praktik për përdorimin e platformave ekzistuese të pjesëmarrjes digjitale; Të drejtat dhe përgjegjësitë e të rinjve si qytetarë; Metodat kreative të advokimit;
- Manuali do të përgatitet në format PDF, i strukturuar për t’iu përshtatur stileve të ndryshme të të nxënit;
- Mbikqyrjen e të rinjve që do të sjellin punimet e tyre për të përcjellë sa më mirë mesazhin e punimeve në ekspozitë;
- Raportimi pranë Qendrës A.L.T.R.I.
Kërkesat
- Diplomë universitare në fusha relevante;
- Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në këtë fushë;
- Eksperiencë në aktivitete të ngjashme me të rinj;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presionin e kohës;
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Ofertë financiare (preferohet në monedhën Lekë).
- Ekstrakt QKB (në rast se ka)
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme: elida.jata@altri.al
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 24 dhjetor 2025, jo më vonë se ora 16:00.
Aplikimi mund të dërgohet me e-mail në adresën e mëposhtme:
