TERM OF REFERENCE
Ekspert IT
| Pozicioni / Shërbimi | Ekspert për fuqizimin e të rinjve |
| Titulli i projektit | “Demokracia Digjitale në Duart e Rinisë!” |
| Mbështetur nga: | Agjencia Kombëtare e Rinisë |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Dite pune | 20 ditë pune |
Qendra ALTRI është një organizatë jofitimprurëse me karakter shkencor, kërkimor, profesional dhe kulturor, e themeluar në vitin 2011. ALTRI kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës, mirëqeverisjes, të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes qytetare përmes kërkimit, vlerësimit, edukimit, ngritjes së kapaciteteve, ndërgjegjësimit dhe advokimit. Në kuadër të veprimtarisë së saj, Qendra ALTRI zbaton iniciativa që synojnë fuqizimin e të rinjve, rritjen e njohurive dhe aftësive të tyre qytetare dhe krijimin e mundësive konkrete për pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel vendor.
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Demokracia Digjitale në Duart e Rinisë!”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është nxitja dhe fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në vendimmarrjen lokale përmes përdorimit të mjeteve të demokracisë digjitale dhe metodave gjithëpërfshirëse të angazhimit. Projekti zbatohet në bashkitë Berat, Belsh dhe Librazhd dhe përfshin hartimin e një pakete edukative mbi demokracinë digjitale, zhvillimin e trajnimeve praktike me të rinjtë dhe realizimin e komponentit “ARTvokim – Demokracia përmes artit”. Nëpërmjet këtij komponenti, të rinjtë do të mbështeten për të shprehur idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për demokracinë, pjesëmarrjen dhe komunitetin përmes produkteve artistike me mesazhe qytetare.
Qëllimi i shërbimit
Qendra ALTRI kërkon të angazhojë një ekspert për fuqizimin e të rinjve, i cili do të mbështesë realizimin e aktiviteteve të mbetura të projektit, konkretisht:
- zhvillimin e 15 trajnimeve praktike me të rinjtë në bashkitë Berat, Belsh dhe Librazhd mbi mekanizmat e demokracisë digjitale dhe angazhimi praktik në përdorimin e tyre;
- mentorimin e të rinjve të identifikuar për konceptimin, përgatitjen dhe finalizimin e produkteve artistike në kuadër të Aktivitetit 4 “ARTvokim – Demokracia përmes artit”, sipas zërit buxhetor 4.4.1 “Ekspert për fuqizimin e të rinjve”.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti IT që do të jetë përgjegjës për:
- zhvillimin e 15 trajnimeve praktike njëditore me të rinj të grup-moshës 15–29 vjeç, konkretisht nga 5 trajnime në secilën prej bashkive Berat, Belsh dhe Librazhd;
- përdorimin e metodave interaktive dhe gjithëpërfshirëse, përfshirë diskutimet e moderuara, punën në grup, ushtrimet praktike, role-play dhe simulimet e proceseve vendimmarrëse;
- trajtimin e përdorimit praktik të platformave digjitale të pjesëmarrjes qytetare, komunikimit online me institucionet vendore, të drejtave dhe përgjegjësive qytetare dhe planifikimit të veprimeve komunitare;
- përshtatjen e mënyrës së zhvillimit të trajnimeve me nevojat dhe nivelin e njohurive të pjesëmarrësve;
- bashkëpunimin me ekipin e projektit për dokumentimin e pjesëmarrjes, mbledhjen e vlerësimeve dhe evidentimin e rezultateve të trajnimeve;
- identifikimin e të rinjve të interesuar për t’u përfshirë në komponentin “ARTvokim – Demokracia përmes artit”.
- Angzhimin në punëtori dhe mentorim të të rinjve për realizimin e punimeve artistike.
- Raportimi periodik pranë Qendrës ALTRI.
Kërkesat
- Diplomë universitare në shkenca sociale, edukim, drejtësi, shkenca politike, psikologji, punë sociale ose fusha të tjera të përafërta;
- Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në punën me të rinjtë, ngritjen e kapaciteteve, edukimin joformal ose pjesëmarrjen qytetare;
- Përvojë të mëparshme në përgatitjen dhe zhvillimin e trajnimeve me të rinjtë;
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi, lehtësimi dhe menaxhimi të kohës;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin e projektit;
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Leter Motivimi
- Ofertë financiare (preferohet në monedhën Lekë).
- NIPT ne rastin e aplikimit si subjekt (opsionale)
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 24 nëntor 2025.
Aplikimi mund të dërgohet me e-mail në adresën e mëposhtme: elida.jata@altri.al
