THIRRJE PËR EKSPERTË NË KUADËR TË PROJEKTIT “MONITORIMI I SHPËRNDARJES SË BARABARTË PËR TË DREJTAT SOCIALE TË GRUPEVE NË NEVOJË NË NIVEL KOMBËTAR DHE LOKAL”
TERMAT E REFERENCËS
Pozicioni: Ekspertë ligjorë
Vendi: Tiranë, Kukës, Elbasan, Librazhd, Pogradec
Data e fillimit: 04.01.2018
Data e mbarimit: 30.11.2018
Kohëzgjatja e detyrës: 55 ditë pune
Përshkrimi i situatës aktuale
Bashkitë kanë detyrimin të ofrojnë shërbime të caktuara për grupet në nevojë, me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre.Shërbimet e ofruara për grupet në nevojë nga pushteti vendor janë në formë të ndihmës ekonomike, shërbime të përkujdesit social të banimit dhe komunitetit.Në kuadër të projektit do të hartohet një vlerësim i nevojave për grupet në nevojë dhe një metodologji monitorimi; për të rritur kapacitetet e Avokatit të Popullit dhe qeverisjes vendore, si dhe zhvillimin e një fushate ndërgjegjësuese për institucionet dhe qytetarët. Në të vërtetë jo të gjithë individët e grupeve në nevojë kanë qasje në këto shërbime ose ka shërbime të nevojshme që nuk ofrohen.
Ndër çështjet që janë hasur gjatë viteve me pushtetin vendor në drejtim të ofrimit të shërbimeve për grupet në nevojë janë: mos pagesa me kohë e ndihmës ekonomike përkatëse, siç është pagesa e paaftësisë dhe pagesa e ndihmës ekonomike; ndërprerja e ndihmës ekonomike; dështimi për të zgjidhur çështjen e strehimit; identifikimi i nevojave të familjes në nevojë e përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike; mungesa e aksesit në transportin publik urban dhe mos-rimbursimi i biletave për personat me aftësi të kufizuara; mungesa e vlerësimeve buxhetore nga ana e organeve të qeverisjes vendore për fondet e nevojshme për të ofruar ndihmë ekonomike jashtë kritereve për raste të veçanta, siç janë familjet në gjakmarrje etj.
Në këtë kuadër, Qendra ALTRI me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit GIZ, po zbatojnë projektin “Monitorimi i shpërndarjes së barabartë për të drejtat sociale të grupeve në nevojë në nivel kombëtar dhe lokal”
Objektivat
Qendra ALTRI kërkon ekspertë ligjor, të cilët do të jenë përgjegjës për përgatitjen e materialeve / dokumenteve në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertëve
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti ligjori cili do të jetë përgjegjës për:
-
- Hartimi i raportit të vlerësimit të nevojave për grupet në nevojë;
Eksperti do të hartojë udhëzuesin e intervistës dhe do t’i zhvillojë ato me përfaqësues të bashkisë, përfaqësuesit e Avokatittë Popullit (duke përfshirë Zyrat përkatëse rajonale në Kukës dhe Pogradec) dhe grupet në nevojë.
-
- Hartimi i metodologjisë monitoruese për të drejtat sociale të grupeve në nevojë;
Ekspertët do të hartojnë metodologjinë e monitorimit duke u bazuar në Raportin e Vlerësimit të Nevojave për grupet në nevojë, do të studiojnë materialet përkatëse dhe praktikat më të mira në metodologjinë e monitorimit për të drejtatsociale të grupeve në nevojë nga pushteti vendor, duke përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
- Zhvillimi i takimeve konsultuese për metodologjinë e monitorimit;
Ekspertët do të zhvillojnë 4 takime konsultuese me Bashkinë, zyrat rajonale të Avokatit të Popullit dhe shoqërinë civile. Qëllimi është të zhvillohet një metodologji gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë praktikat më të mira dhe më të nevojshme.
- Zhvillimi i trajnimeve me përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Bashkisë;
Do të zhvillohen 4 sesione trajnuese ne Kukës, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd. Trajnimet synojnë t’ju mundësojnë përfaqësuesve të Avokatit të Popullit dhe të bashkisë zbatimin e metodologjisë së monitorimit, ndarjen e përvojave dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
- Zhvillimi i forumeve me qytetarë;
Në forumet me qytetarë ekspertët do të bëjnë qytetarët e vetëdijshëm për të drejtat e tyre sociale; për shërbimet që qeveria lokale ka për detyrë të ofrojë; për mjetet që mund të përdorin për të arritur të drejtat e tyre sociale; roli i tyre në metodologjinë e monitorimit të hartuar në aktivitetin e mëparshëm.
- Zhvillimi i ditëve të hapura në bashki;
Do të zhvillohen katër ditë të hapura në ambientet e bashkive për të informuar një numër të madh qytetarësh. Gjatë fushatës së informimit, ata do të informohen për çështjet kyçe të rëndësishme për riintegrimin e tyre në shoqëri: informacion rreth statusit dhe të drejtave të tyre; programe dhe mundësi punësimi, kurse dhe trajnime profesionale ku mund të marrin pjesë; institucionet që ata mund ti drejtohen për informacion dhe mbështetje psiko-sociale, edukimin e fëmijëve të tyre, procedurat e nevojshme që duhet të kryhen në dobi të shërbimit shëndetësor / sigurimit shëndetësor; ndihma që mund të merret nga autoritetet lokale; informacion mbi dokumentet e nevojshme ligjore që ata kanë nevojë.
- Zhvillimi i tryezës së rrumbullakët në bashkëpunim me Avokatin e Popullit;
Qendra ALTRI në bashkëpunim me Avokatin e Popullit do të zhvillojnë tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të qeverisë qendrore dhe vendore dhe me organizatat e shoqërisë civile që kanë në fokus të drejtat e njeriut. Tema e tryezës së rrumbullakët do të jetë sfidat e ardhshme të Avokatit të Popullit dhe institucionet publike në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave sociale.
Produktet
Produktet që duhet të ofrohen janë:
- Hartimi i raportit të vlerësimit të nevojave për grupet në nevojë;
- Hartimi dhe zhvillimi i intervistave për secilin aktorë;
- Hartimi i metodologjisë së monitorimit;
- Zhvillimi i takimeve konsultuese mbi metodologjinë e monitorimit;
- Zhvillimi i trajnimeve;
- Hartimi i materialeve informuese;
- Zhvillimi i ditëve të hapura dhe forumeve me qytetarë;
- Zhvillimi i tryezës së rrumbullakët.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në drejtësi ose në shkenca shoqërore;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme të standardeve shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me një fokus të veçantë në të drejtat sociale të grupeve në nevojë;\
- Shkathtësi shumë të mira me shkrim;
- Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore si vlerësim, raportet/ metodologjitë e monitorimit;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera akademike në fushën juridike do të ishin një pasuri.
Vlerësimi i aplikantëve
Eksperti do të vlerësohet në bazë të një analize duke marrë parasysh kombinimin e kualifikimit dhe propozimit financiar të aplikantëve.
Eksperti i kualifikuar do të jetë mbi bazën e vlerësimit.Kontrata do te lidhet ndërmjet ekspertit të kualifikuar, oferta e të cilit është vlerësuar dhe përcaktuar si e:
- a) Përgjegjshme / përshtatshme / pranueshme; dhe
- b) Duke marrë rezultatin më të lartë nga kriteret teknike dhe financiare specifike për kërkimin.
Vetëm për kandidatët e klasifikuar do të merren parasysh vlerësimet financiare.
Kritere teknike: 70% e vlerësimit total – max pikë 70
Kriteri A: ekspertizë ligjore në standardet shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me një fokus të veçantë mbi të drejtat sociale të grupeve në nevojë – max pikë 30
Kriteret B: Ekspertiza në përgatitjen dhe hartimin e dokumenteve ligjore – max pikë 30
Kriteret C: Arsimimi – pikë maksimale 10
Kriteret Financiare – 30% e vlerësimit të përgjithshëm – pikë maksimale 30
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze si dhe ofertën financiare në adresën info@altri.al; qendra.altri@gmail.com deri më 22 December 2017.
Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë aplikimin e tyre në kopje fizike së bashku me ofertën financiare në adresën e mëposhtme:
Qendra A.L.T.R.I
Rruga “Asim Zeneli”, Nr. 15
Tiranë, Shqipëri