Krijimi i databazës elektronike të Marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura nga Republika e Shqipërisë , iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) dhe Programi i Ndihmes Australiane. Nëntor 2016- Prill 2017.

Kjo iniciativë synonte identifikimin, mbledhjen dhe krijimin e një data-base elektronike të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Inicimi i këtij projekti nga A.L.T.R.I është mbështetur në nevojat e identifikuara nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) për të krijuar një bazë të plotë të dhënash elektronike të marrëveshjeve…