Për një studim gjithëpërfshirës mbi të drejtat e pronësisë të komuniteteve fetare në Shqipëri, iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI). Nëntor 2015- Prill 2016.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë dhë të ofrojë avokimin për mbrojtjen e të drejtave pronësore të komuniteteve fetare në Shqipëri, si një element i rëndësishëm në ushtrimin e lirë të veprimtarisë së tyre dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën e garantimit dhe respektimit të së drejtës fetare. Gjatë zbatimit të projektit,…