Vlerësim i situatës aktuale dhe rekomandime politike për ndërtimin e sistemit elektronik për lejet e ndërtimit në Shqipëri, i mbështetur nga GIZ Open Regional Funds Modernization of Municipal Services. Dhjetor 2015-Shkurt 2016.

Qëllimi kryesor i projektit ishte vlerësimi i situatës aktuale dhe gatishmërisë për krijimin e Sistemit Elektronik të Lejeve të Ndërtimit në Shqipëri, si dhe paraqitja e rekomandimeve për të siguruar funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi. Vlerësimi konsistoi në një analizë të situatës ligjore dhe institucionale, si dhe të situatës në praktikë, i…

Për një studim gjithëpërfshirës mbi të drejtat e pronësisë të komuniteteve fetare në Shqipëri, iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI). Nëntor 2015- Prill 2016.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë dhë të ofrojë avokimin për mbrojtjen e të drejtave pronësore të komuniteteve fetare në Shqipëri, si një element i rëndësishëm në ushtrimin e lirë të veprimtarisë së tyre dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën e garantimit dhe respektimit të së drejtës fetare. Gjatë zbatimit të projektit,…

Në shërbim të të moshuarëve! , financuar nga Fondacioni ABC. Tetor 2015-Janar 2016.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj iniciative ishte kontribuimi në gjallërimin e jetës së të moshuarve nëpërmjet përmbushjes së nevojave jetike, shpirtërore dhe sociale të tyre. Në kuadër të përmbushjes së këtij qëllimi, Qendra A.L.T.R.I realizoi një sërë aktivitetesh, ku do të veçonim krijimin e Rrjetit të Studentëve Vullnetarë, të cilët ndërmorrën Fushatën e Ndërgjegjësimit mbi…