TERMA REFERENCE
SUBJEKT PËR REALIZIMIN E NJË VIDEO
Pozicioni / Shërbimi | Subjekt për realizimin e një video promovuese |
Titulli i Projektit | “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale” strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit” |
Mbështetur: | World Vision |
Hyrje
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar. Me mbështetjen e World Vision Albania dhe bashkëfinancimin nga Bashkimi Europian, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke përmirësuar standardet e jetesës për grupet vulnerabël dhe duke ofruar mbështetje ligjore për sa i përket mundësisë së aksesit në shërbimet sociale. Zbatimi i kësaj iniciative është parashikuar si prioritet edhe në Planin e Veprimit të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut 2021-2023. Ky projekt do të zgjasë 10 muaj dhe do të shtrihet në Bashkinë e Kukësit, në 5 njësi administrative, në Bashkinë e Lezhës në 5 njësi administrative dhe në Bashkinë e Kurbinit në 2 njësi administrative.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë si më poshtë:
- Krijimi i urave të bashkëpunimit me bashkitë e përzgjedhura dhe Organizatat e Shoqërisë Civile në këto bashki me qëllim identifikimin e grupeve në nevojë që janë përfitues të shërbimeve sociale të ofruara nga bashkia dhe që do të përfitojnë edhe nga shërbimet ligjore të ofruara në kuadër të projektit;
- Krijimi i rrjetit të të rinjve (studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër) të cilët do të trajnohen nga ekspertët e Qendrës ALTRI në kuadër të ofrimit të ndihmës juridike parësore për grupet në nevojë;
- Ofrimi i ndihmës juridike parësore ndaj grupeve në nevojë nëpërmjet thellimit të njohurive të tyre mbi të drejtat dhe shërbimet sociale, mekanizmat që u sigurojnë atyre akses në këto shërbime si dhe nëpërmjet mbështetjes dhe orientimit ligjor për të mundësuar përfitimin nga këto shërbime;
- Organizimi i forumeve ku të rinjtë e angazhuar do të prezantojnë rezultatet dhe sfidat e kësaj iniciative si dhe hapat për tu ndërmarrë në të ardhmen.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”, Qendra ALTRI kërkon një subjekt i cili realizon video profesionale.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin subjektet:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një subjekti i cili do të jetë përgjegjës për:
Realizimin e videos promovuese e cila do të përmbajë informacion rreth projektit; ndërgjegjesim te qytetarëve mbi ofrimin e ndihmës juridike parësore; momente gjatë aktiviteteve sipas kritereve të mëposhtme:
- Modaliteti i vazhdueshëm i fokusimit automatik të syrit i quajtur Eye AF me aftësi të Ndjekjes së Lartë;
- Grafikë informues, titra (shqip ose anglisht), muzikë në sfond, voiceover;
- Modalitete të shumëfishta video 4K: 4K / 24p të marra nga mostra nga dalja e sensorit 6K, ose 4K / 30p;
- Formatet RAW: RAW (14-bit ARW), C-RAW
- Shutter: 1/8000 to 30 seconds
- Storage: 2x SD 32 & 64 GB
- Slow Motion HD Video: 120 FPS
- Video Compression: AVCHD / MP4 Compression with 4:2:0 sampling
- HDMI Output: 8-bit with 4:2:2 sampling;
Proceduara e Aplikimit
Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë ofertën financiare si dhe NIPT-in për realizimin e videos sipas kritereve të mësipërme.
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen nga oferta financiare.
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën më poshtë:
Iris.Shima@altri.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 31 Janar 2021.
Aplikimi mund të dërgohet në zarf të mbyllur ose me email në adresat si më poshtë:
- Me zarf të mbyllur:
Terma Reference: SUBJEKT PËR REALIZIMIN E VIDEOS PROMOVUESE
Qendra ALTRI;
Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tirana, Albania