TERMAT E REFERENCËS
Ekspert ligjor për drejtësinë për të mitur.
Fuqizimi i të rinjve për drejtësinë miqësore për të miturit
Pozicioni/Shërbimi | Ekspert ligjor për drejtësinë për të mitur |
Titulli i Projektit | Fuqizimi i të rinjve për drejtësinë miqësore për të miturit |
Mbështetur: | Agjencia Austriake për Zhvillim në bashkëpunim me Terre Des Hommes Shqipëri |
Lloji i Kontrates: | Kontratë shërbimi – Ekspert ligjor për drejtësine për të mitur |
Periudha e kontratës | 23.03.2023-30.06.2023 |
Ditët e punës: | 24 ditë pune |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim në bashkëpunim me Terre Des Homme Shqipëri, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Fuqizimi i të rinjve mbi drejtësinë miqësore për të miturit”. Qëllimi i kësaj iniciative është informimi dhe edukimi i fëmijëve dhe të rinjve mbi parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur lidhur me parimet e drejtësisë penale për të mitur, programet parandaluese, rehabilituese dhe riintegruese që ndërmerren në mbështetje të të miturve në rastin e kryerjes së një vepre penale. Iniciativa është hartuar në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit si dhe në përputhje të plotë me masat e parashikuara në Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2022–2026 dhe planit të veprimit. Iniciativa do të zbatohet për një periudhë 5 mujore, në Bashkinë Tiranë duke përfshirë shkollat e mesme dhe qendrat multidisiplinare.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë si më poshtë:
- Zhvillimi i një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese në rrjetet sociale për të parandaluar veprat penale të të miturve; njohjen e të drejtave dhe përgjegjësitë e të miturve dhe të rinjve në rastin e kryerjes së një vepre penale si dhe masat për riintegrimin e tyre në shoqëri;
- Organizimin e 6 aktiviteteve informuese në shkollat e mesme në Tiranë dhe 1 aktivitet informues pranë qendrës multidisiplinare;
- Zhvillimin e një aktiviteti final përmes një ekspozite ku do të prezantohen punimet e të rinjve në formën e pikturës, mbi drejtësinë penale për të mitur.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të iniciativës “Fuqizimi i të rinjve mbi drejtësinë miqësore për të miturit”, Qendra ALTRI kërkon një ekspert ligjor për drejtësinë përtë mitur, me qëllim zbatimin e aktiviteteve të parashikuara.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin kanditatet:
Për zbatimin e projektit, eksperti ligjor pwr drejtwsinw miqwsore pwr tw miturit, do të jetë përgjegjës për:
- Hartimin e materialeve informuese dhe edukuese që do të përdoren për fushatën informuese në rrjetet sociale dhe në aktivitetet e shkollave;
- Zhvillimi i takimeve paraprake me përfaqësues të Qendrës së Parandalimit të Krimit për të Rinjtë dhe të Miturit;
- Zhvillimi i 6 aktiviteteve infomuese në 6 shkolla të mesme të Tiranës dhe në qendrën multidisiplinare Tiranë;
- Përgatitjen e materialeve të nevojshme për organizimin e aktivitetit të fundit.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në drejtësi;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme të standardeve shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me focus të vecantë fuqizimin e grave; barazinë gjinore; njohuri të shkëlqyera për qeverisjen lokale dhe buxhetimin me bazë gjinore;
- Shkathtësi shumë të mira me shkrim;
- Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore si vlerësim, raportet/ analiza;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera akademike në fushën juridike do të ishin një vlerë e shtuar.
Eksperienca e kërkuar
- Diplomë universiteti në drejtësi;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme në drejtësinë penale për të miturit;
- Shkathtësi shumë të mira me shkrim;
- Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore si vlerësim, raportet/ metodologjitë e monitorimit;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera akademike në fushën juridike do të ishin një vlerë e shtuar.
Proceduara e Aplikimit
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Oferta financiare
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen:
- Aftesia Teknike (70%)
- Oferta Financiare (30%)
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën Iris.sh@altri.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 22.03.2023.
Aplikimi duhet të dërgohen përmes email në adresën: Iris.Shima@altri.al