Mbi një zbatim sa më efektiv të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, realizuar me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Qershor 2013-Dhjetor 2013.

Ky projekt konsistoi në realizimin e disa aktiviteteve, të cilat kishin si qëllim kryesor kontribuimin në luftën kundër diskriminimit për shkaqe të ndryshme përmes informimit, sensibilizimit, ushtrimit të presionit pozitiv dhe studimit të diskriminimit në funksion të promovimit të të drejtave të grupeve të diskriminuara, duke kontribuar kështu në promovimin e respektit për të drejtat…

Forcimi dhe përmirësimi i marrëdhënies qytetar-gjykatë në dobi të efektivitetit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, financuar nga Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri JuST/USAID. Mars 2013-Korrik 2013.

Kjo iniciativë synonte të kontribuonte në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënies qytetar-gjykatë në dobi të efektivitetit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor shqiptar. Projekti krijoi gjithashtu urat e para të bashkëpunimit midis gjykatave dhe fakulteteve në dobi të konsolidimit të një praktike në shërbim të qytetarëve. Në kuadër të përmbushjes së këtij objektivi…