Termat e referencës
Qendra ALTRI, në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë”, ka hartuar projekt-propozimin me temë “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut” në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruar.
Qendra ALTRI në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë” shpall thirrjen për specialist për komunikim.
Përshkrimi i situatës aktuale
Edukimi Ligjor i Publikut (ELP) nuk ka pasur rëndësinë e nevojshme pavarsisht shumë ndryshimeve të sistemit të drejtësisë që kanë ndodhur në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Raporti i Komisionit Parlamentar Ad Hoc mbi Reformën e Sistemit të Drejtësisë në qershor 2015 ka vënë në pah shqetësimet kryesore në lidhje me ELP:
- Aktivitetet që synojnë të sigurojnë ELP-në janë kryer në mënyrë të rastësishme, janë të paplanifikuara dhe të çorganizuara.
- Nuk ekziston asnjë strategji kombëtare për ELP dhe asnjë fond shtetëror ose komunal i buxhetit të alokuar për ELP.
- Edhe pse disa institucione publike kanë përgjegjësi për të siguruar dhe/ose kontribuar në ELP, ata nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të përmbushur këtë detyrim. Asnjë institucion publik nuk ka ndonjë plan apo projekt për të promovuar ELP.
- Deri tani, ELP është siguruar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse (OJF) që veprojnë në këtë fushë dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
- Përpjekjet e ELP janë koordinuar dobët: asnjë institucion publik ose institucion tjetër nuk ka marrë përgjegjësinë për të promovuar, koordinuar ose monitoruar aktivitetet e ELP; nuk ka ndarje të detyrave që lidhen me ELP ndërmjet institucioneve publike dhe OJF-ve.
Në të njëjtën kohë, raporti thekson nevojën e madhe për ELP në kontekstin e reformës së sistemit të drejtësisë që po zhvillohet në Shqipëri që nga viti 2015. Ndër të tjera, kjo reformë e thellë dhe e gjerë është një parakusht për përparimin e vendit në kërkimin e tij për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Raporti arrin në përfundimin se:
- Niveli i njohurive themelore ligjore të qytetarëve në Shqipëri është shumë i ulët. Kjo ndikon negativisht në zbatimin e ligjeve, marrëdhënieve familjare, transaksioneve të biznesit, shëndetit publik, sigurisë, mjedisit etj.
- Legjislacioni në Shqipëri është kompleks dhe vazhdimisht në ndryshim, kështu që qytetarët dhe ndonjëherë edhe profesionistët ligjorë nuk përditësohen mbi dispozitat ligjore që ndikojnë në jetën e tyre dhe të drejtat e tyre në mënyra të shumta.
- Për shkak të mungesës së njohurive ose informacionit rreth kuadrit ligjor, qytetarët ndjehen të shkëputur nga institucionet publike dhe private dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre.
- Që reforma e sistemit të drejtësisë të ketë sukses, qytetarët duhet të jenë të mirë informuar për ligjet e reja që do të miratohen dhe ndryshohen, si dhe mbi institucionet e reja të sistemit të drejtësisë që do të krijohen, si pjesë e reformës.
Bazuar në gjetjet e Raportit të Analizës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipërisë, në vitin 2016, Kuvendi hartoi Strategjinë e parë Kombëtare të Edukimit Ligjor të Publikut (SKELP) dhe diskutoi këtë draft-dokument me palët e interesit, përfshirë Koalicionin. Këto konsultime kanë nxjerrë përfundimet se: (i) nuk është bërë asnjë vlerësim i nevojshëm i ELP për zhvillimin e draftit të SKELP; dhe (ii) drafti SKELP-i nuk u zhvillua përmes një procesi pjesëmarrës që nga fillimi, një proces që duhet të përfshinte institucione publike, arsimore, jofitimprurëse dhe të sektorit privat që janë përgjegjëse ose që ofrojnë, ose janë të interesuar të ofrojnë ELP. Siç duket, projekti SKELP është një fillim i mirë por një dokument mjaft i dobët që vuan nga boshllëqet kryesore, si:
- Analiza e dobët e statusit aktual të ELP në Shqipëri dhe të nevojave për një arsim të tillë;
- Mungesa e vizionit, qëllimeve dhe prioriteteve strategjike të përcaktuara qartë për SKELP;
- Mangësitë në identifikimin e të gjitha institucioneve të sektorit publik, privat, arsimor dhe jofitimprurës që do të përfshiheshin në zbatimin e SKELP;
- Përcaktime fragmentare dhe të paqarta të veprimeve, mekanizmat koordinues dhe afatet kohore për zbatimin e SKELP;
- Nuk ka dispozita lidhur me monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të SKELP;
- Nuk ka analiza apo vlerësim të buxhetit të kërkuar për zbatimin e SKELP;
- Nuk ka Plan Veprimi që do të mundësonte zbatimin e SKELP.
Qëllimi dhe Rezultatet e Pritshme
ALTRI dhe Koalicioni synojnë të mundësojnë akses më të lartë dhe më efikas në drejtësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht të grupeve të pafavorizuara, nëpërmjet hartimit të një Strategjie për Edukimin Ligjor të Publikut. Zhvillimi dhe futja e SKELP si një dokument zyrtar solid, i mirë menduar dhe i miratuar nga Kuvendi, që është organi më i lartë vendimmarrës në Shqipëri, do të hapë rrugën për zbatimin e SKELP duke mundësuar ofrimin e ELP nga organizatat jofitimprurëse, sektori publik dhe privat.
Përgjegjësitë e Specialistit për Informimin e Publikut
Specialisti i Informimit të Publikut do të jetë përgjegjës për komunikimet me publikun dhe informimin e tij; do të realizojë përditësimet në median sociale mbi aktivitetet e projektit dhe do të përgatisë fushatën e informimit të publikut pas miratimit të SKELP dhe PKV.
- Do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe informimit sipas një planit të përcaktuar që do të përfshijë: përdorimin e faqeve të internetit dhe faqet e mediave sociale dhe llogaritë (Facebook, Tëitter, Instagram) të ALTRI-t dhe anëtarëve të tjerë të Koalicionit; faqet e mediave sociale dhe llogaritë do të përditësohen të paktën në baza javore; realizimin e livestream të konsultimeve publike për SKELP dhe PKV, si dhe të eventit të mbylljes së projektit; mediat do të ftohen për të mbuluar të gjitha ngjarjet publike të lidhura me projektin; mundësimi i shfaqjes në emisione televizive i menaxherit të programit dhe ekspertëve që do të punojnë në këtë projekt.
- Do të ndihmojë Menaxherin e Programit për të mbledhur të dhënat e treguesëve të projektit
- Gjatë organizimit të konsultimeve publike për draftin e SKELP do të: i raportojë çdo javë aktivitetet e projektit në faqet e internetit dhe faqeve te mediave sociale dhe llogarive (Facebook, Tëitter, Instagram) të ALTRI dhe anëtarëve të tjerë të Koalicionit; ii. shpërndajë këto konsultime publike dhe t’i reklamojë ato gjerësisht përmes rrjetit të anëtarëve të Koalicionit, në mënyrë që qytetarët e interesuar t’i ndjekin ato në internet; iii. ftojë gazetarët për të mbuluar konsultimet publike; iv. mbledhë dhe raportojë te Menaxheri i Projektit të dhënat e treguesit të projektit.
- Gjatë konsultimeve për hartimin e PKV-së, detyrat do të jenë: i. përditësimi së paku në baza javore me të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e projektit i faqeve dhe llogarive të mediave sociale; ii. botimi i në faqet e internetit dhe mediave sociale të regjistrimeve audio të fokus grupeve, fotografive të aktivitetit, procesverbaleve; iii. të mbledhë dhe të raportojë te Menaxheri i Projektit të dhënat e treguesit të projektit.
- Gjatë konsultimeve publike për hartimin e PKV-së dhe finalizimit të tij detyrat do të jenë: i. përditësimi së paku në baza javore me të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e projektit i faqeve dhe llogarive të mediave sociale; ii. botimi i në faqet e internetit dhe mediave sociale të regjistrimeve audio të fokus grupeve, fotografive të aktivitetit, procesverbaleve; iii. të mbledhë dhe të raportojë te Menaxheri i Projektit të dhënat e treguesit të projektit.
- Gjatë trajnimeve/ëorkshopeve për institucionet për zbatimin e SKELP dhe PKV do të: i. publikojë aktivitetet e projektit në faqet e internetit dhe mediat sociale dhe llogarive (Facebook, Tëitter, Instagram) të ALTRI-t dhe anëtarëve të tjerë të Koalicionit; ii. të mbledhë dhe të raportojë te Menaxheri i Projektit të dhënat e treguesit të projektit.
- Gjatë fushatës së informimit të publikut, do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe informimit, duke përfshirë përgatitjen dhe publikimin e përditësimeve të mediave sociale mbi aktivitetet e projektit dhe përgatitjen e përmbajtjes për fushatën e informimit publik (reklama facebook, postimet në facebook, radio ad). Gjithashtu do të ndihmojë Menaxherin e Programit për të mbledhur të dhënat e treguesit të projektit.
- Gjatë Vlerësimit të progresit të projektit dhe diskutimit mbi hapat e ardhshëm, do të jetë përgjegjës për: i. publikimin në faqet e internetit dhe mediave sociale dhe llogarive (Facebook, Tëitter, Instagram) të ALTRI dhe anëtarëve të tjerë të Koalicionit; ii. livestreaming i eventit të mbylljes së projektit; iii.ftimin e mediave për të mbuluar ngjarjen dhe intervistat e ekspertëve lidhur me aktivitetin dhe iniciativën; iv. mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të treguesit të projektit.
Kushtet:
- Diplomë universiteti në një fushë relevante;
- Të paktën 10 vjet përvojë pune të mëparshme;
- Përvojë në shkrimin e artikujve; blogjeve dhe gazetari;
- Përvoja e mëparshme në punën me mediat sociale;
- Njohuri të shkëlqyera mbi rrjetet sociale
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe shqipe, dhe njohurive kompjuterike.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën qendra.altri@gmail.com deri më 21 dhjetor 2017.
Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë aplikacionin e tyre në kopje fizike në adresën e mëposhtme:
Qendra A.L.T.R.I
Rruga “Asim Zeneli”, Nr. 15
Tiranë, Shqipëri