TERMAT E REFERENCES
EKSPERT KRIMINOLOG
| Pozicioni / Shërbimi | Ekspert Kriminolog |
| Titulli i projektit | Forcimi i sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes qasjeve të integruara edukuese dhe institucionale |
| Mbështetur nga: | Bashkia Kamëz |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Dite pune: | 36 ditë pune |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Forcimi i sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes qasjeve të integruara edukuese dhe institucionale” me mbështetje financiare nga Bashkia Kamëz. Qëllimi kryesorë i iniciativës është të kontribuoj në përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve në shkollat e Bashkisë Kamëz përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, trajnimit të aktorëve kyç dhe ndërgjegjësimit të nxënësve.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Të forcohet kapaciteti institucional dhe njohuritë praktike të aktorëve kryesorë për parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike në shkolla, duke siguruar bashkëpunim ndërinstitucional dhe qëndrueshmëri të ndërhyrjes.
- Të rritet ndërgjegjësimi i nxënësve mbi sigurinë, parandalimin e dhunës dhe bullizmit, si dhe përdorimin e mekanizmave të raportimit dhe kërkimit të ndihmës, për të krijuar një mjedis shkollor të sigurt dhe të mbështetur.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të zbatimit të projektit, Qendra ALTRI kërkon angazhimin e një eksperti kriminolog, i cili do të ofrojë ekspertizë profesionale në fushën e parandalimit të dhunës dhe bullizmit, identifikimit të faktorëve të rrezikut dhe menaxhimit të situatave problematike në mjediset shkollore.
Eksperti do të kontribuojë në hartimin e manualit trajnues dhe edukues mbi sigurinë në shkolla, zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese me nxënësit, si dhe evidentimin e praktikave dhe rekomandimeve për përmirësimin e sigurisë në shkollat e Bashkisë Kamëz.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Eksperti kriminolog do të jetë përgjegjës për:
- Analizimin e faktorëve të rrezikut dhe situatave që cenojnë sigurinë në shkolla, me fokus dhunën, bullizmin, sjelljet e rrezikshme dhe masat parandaluese.
- Hartimin e përmbajtjes përkatëse të manualit trajnues dhe edukues mbi sigurinë në shkolla, duke trajtuar identifikimin e hershëm, vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e rasteve dhe përgatitjen e skenarëve praktikë.
- Përgatitjen e materialeve informuese dhe zhvillimin e sesioneve edukative me nxënësit në kuadër të 10 fushatave të parashikuara, përmes metodave interaktive dhe shembujve praktikë të përshtatur sipas grupmoshave.
- Evidentimin e problematikave dhe rekomandimeve të dala nga aktivitetet edukative, si dhe kontributin në përgatitjen dhe prezantimin e rezultateve në eventin përmbyllës të projektit.
- Bashkëpunimin me ekipin e projektit dhe ekspertët e tjerë për koordinimin e aktiviteteve, harmonizimin e materialeve dhe përgatitjen e raportimit përfundimtar të angazhimit.
Kërkesat
Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
- Diplomë universitare në Kriminologji, Drejtësi ose fusha të tjera të përafërta, me kualifikim apo përvojë profesionale përkatëse në fushën e kriminologjisë.
- Të paktën 5 vjet përvojë profesionale.
- Njohuri të mira të kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me sigurinë në shkolla dhe mbrojtjen e fëmijëve.
- Përvojë në hartimin e studimeve, analizave, manualeve ose materialeve trajnuese dhe edukuese.
- Përvojë në zhvillimin e trajnimeve, sesioneve informuese ose aktiviteteve ndërgjegjësuese me nxënësit apo grupet e të rinjve.
- Aftësi të mira analitike, komunikuese dhe organizative, si dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae (CV), ku të pasqyrohet përvoja dhe kualifikimi profesional.
- Ofertë financiare, duke specifikuar vlerën e propozuar për ditë pune.
- Ekstrakt nga QKB-ja, nëse aplikohet, për kandidatët që ushtrojnë veprimtari si subjekte të regjistruara.
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme: qendra.altri@gmail.com
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është 30 Prill 2026, jo më vonë se ora 14:00.
Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën e mëposhtme:
