Ftese per oferte - Produkte Promovuese
Emri: Qendra ALTRI
Adresa: Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tiranë
E-mail: elida.jata@altri.al ose qendra.altri@gmail.com
Afati i dorëzimit të ofertës: 14.10.2024
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Fuqizimi i të rinjve drejt sipërmarrjeve të suksesshme!” me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Qëllimi kryesorë i iniciativës është të fuqizojë të rinjtë e Bashkive Korçë, Pogradec dhe Librazhd duke ofruar mjete dhe informacion për rritjen e kapaciteteve të tyre mbi mundësitë ekonomike favorizuese për zhvillimin e sipërmarrjes nga të rinjtë.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, Qendra ALTRI fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertë financiare për prodhimin e 3 videove promovuese dhe 10 posterëve për publikim në rrjete sociale në mbështetje të veprimtarive të projektit.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 14.10.2024, në adresën e e-mailit: elida.jata@altri.al ose qendra.altri@gmail.com ose në adresën: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Specifikimet teknike:
- Video promovuese:
- Kohëzgjatja: nga 30 sekonda deri në maksimumi 3 minuta secila;
- Formati: Full HD (horizontal, për publikim në rrjete sociale dhe evente);
- Përmbajtja: pamje dhe mesazhe që pasqyrojnë aktivitetet dhe rezultatet në projekt;
- Përfshirja e logove të: Qendrës ALTRI dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë (sipas udhëzimeve të branding-ut);
- Dorëzimi në formatet mp4 dhe link download (Google Drive / WeTransfer);
- Postera promovues:
- Posterë digjitalë për publikim online (rrjete sociale dhe faqe web).
- Rezolucioni minimal: 1080×1350 px; raportet 1:1, 4:5 ose 16:9 sipas platformës.
- Dorëzohen në formate JPG, PNG dhe PDF (high resolution);
- Të përfshijnë logot përkatëse (ALTRI, donatori), ngjyrat e branding-ut dhe një mesazh të qartë vizual.
Kërkesë për ofertë:
Operatorët ekonomikë të interesuar ftohen të paraqesin ofertën e tyre financiare për furnizimin me këtë sasi karburanti, duke përfshirë:
- Çmimin total me TVSH të përfshirë, të ndarë sipas dy produkteve (video + postera);
- NIPT-in në rast se aplikon si biznes dhe të dhënat e kontaktit për aplikuesit si individë;
- Portofol ose referenca për punë të ngjashme (nëse disponohen).
Kushte të përgjithshme:
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Shqipërisë.
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet nëpërmjet email në adresën e organizatës elida.jata@altri.al ose qendra.altri@gmail.com brenda datës 14.10.2024 ose në adresën: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të ofruar furnizimin. Qendra ALTRI nuk ka detyrim për njoftimin e apikantëve jo fitues.
