TERM OF REFERENCE
Ekspert për çështjet e DHBGJ
| Pozicioni / Shërbimi: | Ekspert për çështjet e Dhunës me Bazë Gjinore |
| Titulli i projektit: | Forcimi i Reagimit ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri
|
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Afati kohor: | 1 Tetor 2025 |
| Dite pune: | 12 ditë pune |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Forcimi i Reagimit ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri!”si pjesë e skemës së nëngranteve të projektit “Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit”, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në partneritet me Together for Life dhe Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri . Qëllimi kryesorë i iniciativës është përmirësimi i trajtimit dhe referimit të rasteve të DhBGJ në kujdesin shëndetësor parësor nëpërmjet, forcimit të kapaciteteve profesionale, me qëllim ofrimin e shërbimeve efektive për viktimat.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Realizimi i një procesi gjithëpërfshirës ndërgjegjësimi dhe rritje kapacitetesh për zbatimin efektiv të praktikave ekzistuese në identifikimin dhe referimin e rasteve të DhBGJ nga strukturat e kujdesit shëndetësor në nivel vendor.
- Rritja e kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor përmes trajnimeve, duke synuar shërbime më të sigurta, më të efektshme dhe më të ndjeshme ndaj viktimave të dhunës me bazë gjinore.
- Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit, veçanërisht i grave dhe vajzave, mbi rolin e qendrave shëndetësore në identifikimin dhe referimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore, përmes materialeve informuese të shpërndara fizikisht dhe online.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadwr te kwsaj nisme Qendra ALTRI po kwrkon ekspert për çështjet e dhunws me bazw gjinore për organizimin dhe zhvillimin e 10 takimeve ndërgjegjësuese dhe informuese me profesionistët shëndetësorë dhe gratë/vajzat e komunitetit në Bashkinë Tiranë. Qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi mbi protokollin e trajtimit të DhBGJ, identifikimin e pengesave dhe mbledhjen e inputeve për trajnime të mëtejshme.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti për çështjet e DHBGJ që do të jetë përgjegjës për:
- Të organizoj dhe zhvilloj 10 takimeve ndërgjegjësuese dhe informuese pranë qendrave shëndetësore;
- Përgatisë programin dhe skemën e takimeve, duke përfshirë agenda, materiale prezantuese dhe aktivitete interaktive;
- Zhvillojë dhe menaxhojë takimet me grupet e synuara (profesionistë të kujdesit shëndetësor, KVDHF,gratë dhe vajzat e komunitetit të Tiranës;
- Mbledhë inputet dhe sugjerimet nga pjesëmarrësit për të përdorur si bazë për trajnime të mëtejshme;
Kërkesat
- Diplomë universitare në Shkencat Shoqërore, Psikologji, Shëndet Publik, ose fusha relevante.
- Përvojë minimale 3 vjet në organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve/info sessions
- Njohuri të kuadrit ligjor dhe protokolleve për DhBGJ në Shqipëri.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi për grupe të ndryshme.
- Përvoja me qendrat shëndetësore dhe profesionistët e kujdesit parësor do të konsiderohet avantazh.
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Ofertë financiare (preferohet në monedhën Euro).
- Metodologji pune
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme: teisa.kurti@altri.al
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 1 Tetor 2025, jo më vonë se ora 23:59.
Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën e mëposhtme:
