TERMAT E REFERENCES
Thirrja II për shprehje interesi për shkrimin e artikujve (Policy Paper)
Emri i Organizatës: | Qendra ALTRI |
Adresa: | Rruga Asim Zeneli”, N°15, Tiranë, Shqipëri |
Afati i dorëzimit të aplikimit: | 1 Gusht 2024 |
Lënda: | Thirrja II për shprehje interesi për shkrimin e artikujve (Policy Paper) |
Qendra A.L.T.R.I, është angazhuar në zbatimin e projektit “Studentët e Drejtësisë në Frontin kundër Korrupsionit!”, qe është pjesë e mekanizmit të skemave të nëngranteve të projektit ‘Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjegjshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile’, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga shoqata Together for Life, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe DCE”. Projekt synon rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve të drejtësisë në lidhje me fenomenin e korrupsionit në arsimin e lartë si dhe nxitjen e aktivizimit të tyre në parandalimin dhe denoncimin e praktikat korruptive me qëllim efikasitetin dhe transparencën në arsimin e lartë.
Qendra A.L.T.R.I, fton të gjithë studentët e interesuar në Fakultete e Drejtësisë në Durrës dhe Shkodër të shprehin interesin e tyre për shkrimin e 2 artikujve (Policy Paper) lidhur me perceptimin e tyre mbi korrupsionin në arsimin e lartë. Studentët e përzgjedhur do të shpërblehen edhe me një çmim simbolik.
Procedurat e aplikimit:
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, si dhe punime të mëparshme (nëse keni), në adresën e email-it teisa.kurti@altri.al ose mund ti përcillni me postë ose dorazi pranë zyrës së Qendrës ALTRI në adresën Rr. “Asim Zeneli”, Nr.15, Tiranë, Shqipëri
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 1 Gusht 2024.
Vetëm studentët e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i Qendrës A.L.T.R.I për tu njohur me termat e referencës së thirrjes.