TERMA REFERENCE
KERKESE PER OFERTE - REALIZIMI I PRODUKTEVE DIGJITALE
Emri: | Qendra ALTRI |
Adresa | Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tiranë |
elida.jata@altri.al | |
Afati i dorëzimit të ofertës | 28.03.2024 |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Lushnja në realitetin virtual!” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i kësaj iniciative është të krijojë një hapësirë virtuale për qytetin e Lushnjes më qëllim nxitjen e turizmit duke promovuar kulturën, traditën dhe resurset natyrore të këtij qyteti.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të realzojë disa produkte digjitale për të cilat kërkohet subjekt/person fizik për realizimin e produkteve sipas kësaj thirrje.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 28.03.2024, në adresën e e-mailit: elida.jata@altri.al ose në adresën postare: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, Qendra ALTRI do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme
Nr: | Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ | Çmimi/njësi
Me TVSH |
1 |
|
|
2 |
|
|
3 |
|
Specifikime të përgjithshme teknike:
Subjekti duhet të garantoj krijimin e platformës dhe produkteve digjitale me cilësi të lartë, lehtësisht të aksesueshme dhe dizenjimin e saj sipas kërkesave të ekspertit të IT. Gjithashtu, subjekti i përzgjedhur duhet të garantojë realizimin në kohë dhe me cilësi të guidave audio dhe librit digjital sipas detajeve të përcaktuara në tabelën e mësipërme.
Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën Prill – Tetor 2024. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues.
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Shqipërisë.
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës jata@altri.al brenda datës 28.03.2024 ose në adresën postare: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Nuk pranohen ofertat dorazi.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
- Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para postimit te ofertes;
- Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.
- Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.