TERMA REFERENCE
THIRRJE PËR EKSPERT KOMUNIKIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I MJEDISIT MEDIATIK PËR TË SIGURUAR NJË POLITIKË TË TOLERANCËS ZERO PËR FRIKËSIMIN DHE SULMET NDAJ GAZETARËVE
Pozicioni | EKSPERT KOMUNIKIMI |
Titulli i Projektit | Thirrje Për Ekspert Komunikimi Në Kuadër Të Projektit “përmirësimi I Mjedisit Mediatik Për Të Siguruar Një Politikë Të Tolerancës Zero Për Frikësimin Dhe Sulmet Ndaj Gazetarëve |
Vendi: | Tirana, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Korca dhe Elbasan |
Data e fillimit: | 11.11.2021 |
Data e mbarimit: | 30.10.2021 |
Kohëzgjatja e detyrës: | 8 ditë pune |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me financimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhimin e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), Qendra ALTRI po zbaton projektin “Përmirësimi i mjedisit mediatik për të siguruar një politikë të tolerancës zero për frikësimin dhe sulmet ndaj gazetarëve”. Ky projekti ka për qëllim të përmirësoi mjedisin mediatik në mënyrë për të siguruar një politikë me tolerancë zero për frikësimet dhe sulmet ndaj gazetarëve. Objektikat e parashikuara janë:
- Identifikimi dhe vlerësimi i rasteve, analizimi i praktikës gjyqësore dhe prokurorisë për të dhënë rekomandime se si të promovohet dhe garantohet liria e shprehjes;
- Krijimi i praktikës së vazhdueshme për identifikimin dhe vlerësimin e rasteve të gazetarëve duke krijuar një bazë të dhënash;
- Rritja e ndërgjegjësimit të politikëbërësve (parlamenti, qeveria dhe institucionet e pavarura), gazetarët, policia, gjyqtarët, prokurorët dhe OJF-të që operojnë në fushën e medias për statistikat dhe historikun e rasteve kundër gazetarëve, duke inkurajuar reagimin e tyre për zbatimin e rekomandimeve dhe vazhdimin e monitorimit të rasteve të gazetarëve.
Objektivat e thirrjes
Qendra ALTRI kërkon një ekspertë komunikimi, i/e cila do të jetë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertit të medias
- Do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe informimit sipas një plani të përcaktuar që do të përfshijë: përdorimin e faqeve të internetit dhe faqet e mediave sociale dhe llogaritë (Facebook, Instagram, YouTube) të ALTRI-t;
- Do të ndihmojë Menaxherin e Programit për të mbledhur të dhënat e treguesëve të projektit;
- Do të hartojë së bashku me ekspertët e kontraktuar përmbajtjen për materialet informuese qe do të prodhohen për zbatimin e fushatës informuese;
- Gjatë fushatës së informimit të publikut, do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe informimit, duke përfshirë përgatitjen dhe publikimin e përditësimeve të mediave sociale mbi aktivitetet e projektit dhe përgatitjen e përmbajtjes për fushatën e informimit publik (reklama facebook, postimet në facebook, radio ad). Gjithashtu do të ndihmojë Menaxherin e Programit për të mbledhur të dhënat e treguesit të projektit.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në një fushë relevante;
- Të paktën 10 vjet përvojë pune të mëparshme;
- Përvojë në shkrimin e artikujve; blogjeve dhe gazetari;
- Përvoja e mëparshme në punën me mediat sociale;
- Njohuri të shkëlqyera mbi rrjetet sociale
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe shqipe, dhe njohurive kompjuterike.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre si dhe ofertën financiare në adresën
qendra.altri@gmail.com / iris.shima@altri.al deri më 10 Nëntor 2021.