TERMA REFERENCE
KOORDINATO LOKAL NË QYTETIN E SHKODRËS
Pozicioni/Shërbimi | Koordinator lokal, Shkodër |
Titulli i Projektit | “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për
shërbimet sociale” |
Mbështetur: | World Vision |
Lloji i Kontrates : | Kontratë shërbimi – Koordinator lokal, Shkodër |
Periudha e kontratës | 1.08.2020 – 31.04.2021 |
Ditët e punës | 23 ditë pune |
Hyrje
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me mbështetjen e World Vision Albania dhe bashkëfinancimin nga Bashkimi Europian, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke përmirësuar standardet e jetesës për grupet vulnerabël dhe duke ofruar mbështetje ligjore për sa i përket mundësisë së aksesit në shërbimet sociale. Zbatimi i kësaj iniciative është parashikuar si prioritet edhe në Planin e Veprimit të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut 2021-2023. Ky projekt do të zgjasë 10 muaj dhe do të shtrihet në Bashkinë e Kukësit, në 5 njësi administrative, në Bashkinë e Lezhës në 5 njësi administrative dhe në Bashkinë e Kurbinit në 2 njësi administrative.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë si më poshtë:
Krijimi i urave të bashkëpunimit me bashkitë e përzgjedhura dhe Organizatat e Shoqërisë Civile në këto bashki me qëllim identifikimin e grupeve në nevojë që janë përfitues të shërbimeve sociale të ofruara nga bashkia dhe që do të përfitojnë edhe nga shërbimet ligjore të ofruara në kuadër të projektit;
Krijimi i rrjetit të të rinjve (studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër) të cilët do të trajnohen nga ekspertët e Qendrës ALTRI në kuadër të ofrimit të ndihmës juridike parësore për grupet në nevojë;
Ofrimi i ndihmës juridike parësore ndaj grupeve në nevojë nëpërmjet thellimit të njohurive të tyre mbi të drejtat dhe shërbimet sociale, mekanizmat që u sigurojnë atyre akses në këto shërbime si dhe nëpërmjet mbështetjes dhe orientimit ligjor për të mundësuar përfitimin nga këto shërbime;
Organizimi i forumeve ku të rinjtë e angazhuar do të prezantojnë rezultatet dhe sfidat e kësaj iniciative si dhe hapat për tu ndërmarrë në të ardhmen.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”, Qendra ALTRI kërkon një koordinator lokal në qytetin e Shkodrës me qëllim koordinimin dhe lehtësimin e mbledhjes së studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër të cilët do të organizojnë aktivitetet informuese mbi ofrimin e ndihmës juridike parësore për të gjithë qytetarët në Bashkinë Kukës, Lezhë dhe Kurbin.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin kanditatet:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një Koordinatori Lokal i cili do të jetë përgjegjës për:
Lehtësimi dhe koordinimi i takimeve me institucionet publike locale, studentët si dhe stafi i projektit;
Koordinimi për zhvillimin e trajnimeve me studentët;
Hartimi i kalendarit të zhvillimit të aktiviteteve informuese në 3 bashkitë e përzgjedhura në bashkëpunim me studentët dhe stafin e projektit;
Koordinimi, lehtësimi dhe pjesëmarrja në të gjitha aktivitetet informuese të ofrimit të ndihmës juridike parësore së bashku me studentët;
Koordinimi i studentëve për zhvillimin e forumeve në përfundim të projektit.
Eksperienca e kërkuar
Diplomë universiteti në një fushë relevante;
Të paktën 2 vjet përvojë pune të mëparshme;
Trajnime dhe intershipe brenda dhe jashtë vendit;
Përvoja e mëparshme në shoqërinë civile;
Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi kompjuterike.
Proceduara e Aplikimit
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtme:
– Curriculum Vitae;
– Leter Interesi;
– Shembuj te eksperiencave te meparshme;
– Oferta financiare sipas tabeles me poshte:
Aktiviteti | Vendi | Periudha e sherbimit | Njesia | Cmimi per njesi taksat e perfshira | Kosto administrative nese ka | Total | |
1 | Krijimi i urave të bashkëpunimit me bashkitë e përzgjedhura dhe Organizatat e Shoqërisë Civile në këto bashki me qëllim identifikimin e grupeve në nevojë që janë përfitues të shërbimeve sociale të ofruara nga bashkia dhe që do të përfitojnë edhe nga shërbimet ligjore të ofruara në kuadër të projektit | Shkodër | 10 muaj | ||||
2 | Krijimi i rrjetit të të rinjve (studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër) të cilët do të trajnohen nga ekspertët e Qendrës ALTRI në kuadër të ofrimit të ndihmës juridike parësore për grupet në nevojë | ||||||
3 | Ofrimi i ndihmës juridike parësore ndaj grupeve në nevojë nëpërmjet thellimit të njohurive të tyre mbi të drejtat dhe shërbimet sociale, mekanizmat që u sigurojnë atyre akses në këto shërbime si dhe nëpërmjet mbështetjes dhe orientimit ligjor për të mundësuar përfitimin nga këto shërbime; | ||||||
4 | Organizimi i forumeve ku të rinjtë e angazhuar do të prezantojnë rezultatet dhe sfidat e kësaj iniciative si dhe hapat për tu ndërmarrë në të ardhmen. |
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen:
– Aftesia Teknike (70%)
– Oferta Financiare (30%)
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën më poshtë:
Iris.Shima@altri.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 28 Korrik 2020.
Aplikimi mund të dërgohet në zarf të mbyllur ose me email në adresat si më poshtë:
Me zarf të mbyllur:
Terma Reference: KOORDINATO LOKAL NË QYTETIN E SHKODRËS
Qendra ALTRI;
Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tirana, Albania
Email:
Iris.Shima@altri.al