TERM OF REFERENCE
Ekspert IT
| Pozicioni / Shërbimi | Ekspert IT |
| Titulli i projektit | Titulli i projektit “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!” |
| Mbështetur nga: | Bashkia Kamëz |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
| Dite pune | 10 ditë pune (Janar 2026 – Shtator 2026) |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!” me mbështetje financiare të Bashkisë Kamëz. Qëllimi kryesor është nxitja dhe fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në vendimmarrjen lokale përmes përdorimit të mjeteve të demokracisë digjitale dhe metodave gjithëpërfshirëse të angazhimit.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të të rinjve (15–29 vjeç) për të përdorur mjetet digjitale në funksion të pjesëmarrjes qytetare;
- Promovimi i formave inovatore dhe gjithëpërfshirëse të shprehjes dhe përfaqësimit të të rinjve në dialogun publik lokal, përmes mjeteve krijuese dhe advokimit artistik.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër te kësaj nisme Qendra ALTRI po kërkon një ekspert IT me qëllim realizimin e aktiviteteve të parashikuara në kuadër të kësaj nisme.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti IT që do të jetë përgjegjës për:
- Hartimin një udhëzues praktik për përdorimin e platformave ekzistuese të pjesëmarrjes digjitale: (p.sh. si të regjistrohesh dhe përdorësh portalin e ankesave/kërkesave “Platforma e Bashkëqeverisjes”, si të japësh mendim në portalin e Konsultimit Publik, si të përdorësh aplikacione mobile të bashkive për raportimin e problemeve, etj.);
- Manuali do të përgatitet në format PDF, i strukturuar për t’iu përshtatur stileve të ndryshme të të nxënit;
- Raportimi periodik pranë Qendrës ALTRI.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Informatikë ose në një fushë të ngjashme;
- Të paktën 3 vite përvojë profesionale në ushtrimin e profesionit të IT-së;
- Njohuri pune mbi sistemet operative, softuerët dhe programimin përkatës;
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe.
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Ofertë financiare (preferohet në monedhën Lekë).
- Portfolio dhe Ekstrakt QKB (opsionale)
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme: elida.jata@altri.al
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 22 Janar 2026, jo më vonë se ora 16:00.
Aplikimi mund të dërgohet me e-mail në adresën e mëposhtme:
