TERM OF REFERENCE
Ekspert komunikimi
| Position / Service | Ekspert komunikimi |
| Title of the project | Titulli i projektit “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!” |
| Supported by: | Bashkia Kamëz |
| Type of contract: | Kontratë shërbimi |
| Timeframe: | 18 ditë pune (Janar 2026 – Shtator2026) |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!” me mbështetje financiare të Bashkisë Kamëz. Qëllimi kryesor është nxitja dhe fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në vendimmarrjen lokale përmes përdorimit të mjeteve të demokracisë digjitale dhe metodave gjithëpërfshirëse të angazhimit.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si më poshtë:
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të të rinjve (15–29 vjeç) për të përdorur mjetet digjitale në funksion të pjesëmarrjes qytetare;
- Promovimi i formave inovatore dhe gjithëpërfshirëse të shprehjes dhe përfaqësimit të të rinjve në dialogun publik lokal, përmes mjeteve krijuese dhe advokimit artistik.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër te kësaj nisme Qendra ALTRI po kërkon një ekspert komunikimi me qëllim realizimin e aktiviteteve të parashikuara në kuadër të kësaj nisme.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një eksperti i komunikimit që do të jetë përgjegjës për:
- Promovimi i iniciativave për të siguruar dukshmëri dhe pjesëmarrje
- Promovimi i trajnimeve në media sociale
- Promovimi i ekspozitës në media sociale
- Menaxhimi i komunikimit online, përfshirë përditësimin e përmbajtjes në rrjetet sociale dhe/ose platformën e projektit.
- Përgatitja dhe shpërndarja e mesazheve kyçe të projektit për publikun, grupet e interesit dhe palët e përfshira.
- Dokumentimi i aktiviteteve të komunikimit dhe raportimi periodik mbi indikatorët e vizibilitetit dhe rezultatet e komunikimit.
Kërkesat
- Diplomë universitare në fusha relevante;
- Të paktën 3 vjet përvojë profesionale në aspektet e zhvillimit të strategjive të komunikimit;
- Eksperiencë në krijimin dhe menaxhimin e platformave digjitale;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presionin e kohës;
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Ofertë financiare (preferohet në monedhën Lekë).
- Metodologji pune (jo më shumë se 1 faqe)
- Portfolio (opsionale)
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme: elida.jata@altri.al
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 24 Dhjetor 2025, jo më vonë se ora 16:00.
Aplikimi mund të dërgohet me e-mail në adresën e mëposhtme:
