TERMA REFERENCE
PR AND COMMUNICATION EXPERT
Pozicioni / Shërbimi | PR And Communication Expert |
Titulli i Projektit | Thirrje Për Ekspert Komunikimit Në Kuadër Të Projektit “Trafikimi I Qenieve Njerëzore Në Epokën Digjitale” |
Vendi: | Shkodër, Durrës, Kukës, Vlorë, Fier, Berat |
Data e fillimit: | 21.09.2021 |
Data e mbarimit: | 31.08.2022 |
Kohëzgjatja e detyrës: | 28 ditë pune |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me mbështetjen e GIZ Albania, Projektit Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Trafikimin i qenieve njerëzore në epokën digjitale”. Qëllimi i kësaj iniciative është forcimi i qendrueshmërisë së komunitetit përmes informimit dhe edukimit mbi trafikimin e qenieve njerëzore me fokus të veçantë parandalimin e trafikimit online të të rinjve si dhe ngacmimin dhe shfrytëzmin e vajzave dhe grave.
Objektivat
Qendra ALTRI kërkon ekspertë komunikimi, i/e cila do të jetë përgjegjës për drejtimin e fushatës ndërgjegjësuese, për përgatitjen e materialeve informuese si dhe përditësimin e rrjeteve sociale të Qendrës ALTRI në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertit
- Do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe informimit sipas një plani të përcaktuar që do të përfshijë: përdorimin e faqeve të internetit dhe faqet e mediave sociale dhe llogaritë (Facebook, Instagram, YouTube) të ALTRI-t;
- Do të ndihmojë Menaxherin e Programit për të mbledhur të dhënat e treguesëve të projektit;
- Do të hartojë së bashku me ekspertët e kontraktuar përmbajtjen për materialet informuese qe do të prodhohen për zbatimin e fushatës informuese;
- Gjatë fushatës së informimit të publikut, do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të komunikimit dhe informimit, duke përfshirë përgatitjen dhe publikimin e përditësimeve të mediave sociale mbi aktivitetet e projektit dhe përgatitjen e përmbajtjes për fushatën e informimit publik (reklama facebook, postimet në facebook, radio ad). Gjithashtu do të ndihmojë Menaxherin e Programit për të mbledhur të dhënat e treguesit të projektit.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në një fushë relevante;
- Të paktën 10 vjet përvojë pune të mëparshme;
- Përvojë në shkrimin e artikujve; blogjeve dhe gazetari;
- Përvoja e mëparshme në punën me mediat sociale;
- Njohuri të shkëlqyera mbi rrjetet sociale
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe shqipe, dhe njohurive kompjuterike.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre si dhe ofertën financiare në adresën
qendra.altri@gmail.com / iris.shima@altri.al deri më 21 Shtator 2021.