TERMA REFERENCE
HUMAN TRAFFICKING EXPERT
Pozicioni / Shërbimi | Human Trafficking Expert |
Titulli i Projektit | Thirrje për ekspert për trafikimin e qenieve njerëzore në kuadër të Projektit “Trafikimi I Qenieve Njerëzore në Epokën Digjitale” |
Vendi: | Shkodër, Durrës, Kukës, Vlorë, Fier, Berat |
Data e fillimit: | 21.09.2021 |
Data e mbarimit: | 31.08.2022 |
Kohëzgjatja e detyrës: | 38 ditë pune |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar. Me mbështetjen e GIZ Albania, Projektit Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Trafikimin i qenieve njerëzore në epokën digjitale”.
Qëllimi i kësaj iniciative është forcimi i qendrueshmërisë së komunitetit përmes informimit dhe edukimit mbi trafikimin e qenieve njerëzore me fokus të veçantë parandalimin e trafikimit online të të rinjve si dhe ngacmimin dhe shfrytëzmin e vajzave dhe grave.
Objektivat
Qendra ALTRI kërkon ekspert ligjor për trafikimin e qenieve njerëzore, i/e cila do të jetë përgjegjës për hartimin e raporteve/materialeve/zhvillimin e takimeve me aktorët përgjegjës në kuadër të zbatimit të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertit
- Do të jetë përgjegjës për zhvillimin e takimeve me aktorët e përfshirë për krijimin e bashkëpunimit;
- Do të jetë përgjegjës për hartimin e materialeve informuese si dhe për hartimin e programit shkollor mbi aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për trafikimin e qenieve njerëzore;
- Zhvillimi i ditëve të hapura ne shkolla (6) dhe në qendra multidisiplinare (6)
- Zhvillimin e leksioneve te hapura dhe përgatitja e materialeve;
- Realizimi i intervistave televizive;
- Realizimi i skenarit të podcasteve.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në drejtësi;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme të standardeve shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me një fokus të veçantë në trafikimin e qenieve njerëzore;
- Shkathtësi shumë të mira me shkrim;
- Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore si vlerësim, raportet/ analiza;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera akademike në fushën juridike do të ishin një pasuri.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre si dhe ofertën financiare në adresën
qendra.altri@gmail.com / iris.shima@altri.al deri më 21 Shtator 2021.