Qendra ALTRI me mbështetjen e GIZ Albania, Projektit Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ka filluar zbatimin e iniciativës “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së covid-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit”.
Qëllimi i kësaj iniciative është garantimi i viktimave të trafikimit dhe viktimat potenciale të trafikimit për siguri dhe për parandalimi e përhapjes së COVID-19 brenda strehëzave në të cilat strehohet kjo kategori, si dhe forcimi i qëndrueshmërisë së viktimave (potenciale) të trafikimit. Komponenti i parë synon të garantojë të drejtat e viktimave të trafikimit si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 brenda strehëzave në të cilat janë të strehuara kjo kategori përfituese. Komponenti i parë konsiston në: (1) identifikimin e nevojave të viktimave të trafikimit në strehëzat ku ato jetojnë, (2) ofrimi dhe sigurimi i produkteve të higjienës të përshtatshme për parandalimin e COVID-19; dhe ndërgjegjësimi për ndikimin që ka dhe vazhdon të ketë pandemia në jetën e tyre, rreziqet me të cilat përballet ky grup i prekshëm dhe masat që duhet të merren. Komponenti i dytë synon të kontribuojë në nismën e propozuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) për të forcuar mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e viktimave (potenciale) duke fuqizuar autoritetet publike dhe organizatat e shoqërisë civile për të kryer fushata ndërgjegjësimi tek grupet e synuara. Ky projekt do të zgjasë 12 muaj dhe do të shtrihet në Bashkinë e Tiranës, në Bashkinë e Elbasanit dhe në Bashkinë e Vlorës.