TERMA REFERENCE
SUBJEKT PËR PRODHIMIN E MATERIALEVE INFORMUESE
Pozicioni / Shërbimi | Subjekt për prodhimin e materialeve informuese |
Titulli i Projektit | “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale” |
Mbështetur: | World Vision |
Hyrje
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me mbështetjen e World Vision Albania dhe bashkëfinancimin nga Bashkimi Europian, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke përmirësuar standardet e jetesës për grupet vulnerabël dhe duke ofruar mbështetje ligjore për sa i përket mundësisë së aksesit në shërbimet sociale. Zbatimi i kësaj iniciative është parashikuar si prioritet edhe në Planin e Veprimit të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut 2021-2023. Ky projekt do të zgjasë 10 muaj dhe do të shtrihet në Bashkinë e Kukësit, në 5 njësi administrative, në Bashkinë e Lezhës në 5 njësi administrative dhe në Bashkinë e Kurbinit në 2 njësi administrative.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë si më poshtë:
- Krijimi i urave të bashkëpunimit me bashkitë e përzgjedhura dhe Organizatat e Shoqërisë Civile në këto bashki me qëllim identifikimin e grupeve në nevojë që janë përfitues të shërbimeve sociale të ofruara nga bashkia dhe që do të përfitojnë edhe nga shërbimet ligjore të ofruara në kuadër të projektit;
- Krijimi i rrjetit të të rinjve (studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër) të cilët do të trajnohen nga ekspertët e Qendrës ALTRI në kuadër të ofrimit të ndihmës juridike parësore për grupet në nevojë;
- Ofrimi i ndihmës juridike parësore ndaj grupeve në nevojë nëpërmjet thellimit të njohurive të tyre mbi të drejtat dhe shërbimet sociale, mekanizmat që u sigurojnë atyre akses në këto shërbime si dhe nëpërmjet mbështetjes dhe orientimit ligjor për të mundësuar përfitimin nga këto shërbime;
- Organizimi i forumeve ku të rinjtë e angazhuar do të prezantojnë rezultatet dhe sfidat e kësaj iniciative si dhe hapat për tu ndërmarrë në të ardhmen.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”, Qendra ALTRI kërkon një subjekt i cili ka në fokus të veprimtarisë së tij dizenjimin dhe prodhimin e materialeve informuese dhe prodhimin e Posterave.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin subjektet:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një subjekti i cili do të jetë përgjegjës
për:
- Dizenjimin e fletëve informuese në bashkëpunim me project menaxherin;
- Printimin e fletëve informuese A4 color, 130 gr, mat, double side, 6000 kopje;
- Dizenjimin e posterave;
- Printimin e posterave; Formati 40cm x 60cm, A2,140 gr, outdoor ink, ecosolvent, 150 kopje.
Proceduara e Aplikimit
Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë ofertën financiare si dhe NIPT-in për produktet e sipër
përmendur.
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen nga oferta financiare.
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën më poshtë:
Iris.Shima@altri.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 13 Nëntor 2020.
Aplikimi mund të dërgohet në zarf të mbyllur ose me email në adresat si më poshtë:
Me zarf të mbyllur:
Terma Reference: SUBJEKT PËR PRODHIMIN E MATERIALEVE INFORMUESE
Qendra ALTRI;
Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tirana, Albania
Email: Iris.Shima@altri.al