Të rinjtë gjatë trajnimeve mësuan mbi etapat që duhen ndjekur për hartimin e një plani biznesi dhe ngritjen e një biznesi klasik ose ndërmarrje sociale. Temat e trajtuara gjatë trajnimeve 2ditore ishin:
Sesion informues mbi hartimin e një plani biznesi – Zhvillimin e aftësive për vetëpunësim;
Sesion informues mbi funksionim e ndërmarrjeve sociale dhe hartimin e një plani biznesi social.
Ditën e parë të trajtimit, të rinjtë punëkërkues morrën njohuri teorike mbi hartimin e një plani biznesi duke mësuar etapat e nevojshme për hartimin tij. Nga njohuritë e marra, të rinjtë punuan mbi hartimin e një plani duke përzgjedhur një ide biznesi që duan të hapin në Fier.
Ditën e dytë të trajtimin u trajtua në detaje ngritja dhe funksionimi i ndërmarrjeve sociale si dhe hartimi i nje plani biznesi për të. Të rinjtë u njohën me rastet e suksesit dhe punuan në grupe duke hartuar planin mbi idenë e vendosur.
Në përfundim të trajnimit, të rinjtë u çertifikuan për angazhimin e tyre!
Iniciativa “Zhvillojmë idetë e të rinjve në qytetin e Fierit, Durrësit dhe Kukësit” mbështetet nga GIZ Albania, komponenti ProSEED.
Mbas njohurive të përfituara gjatë trajnimeve, së bashku me të rinjtë do të organizojmë gjatë muajit Mars ,workshop në të 3 qytetet mbi identifikimin e ideve inovative të biznesit si dhe do të punojmë mbi hartimin e një plani të mirëfillt mbi idetë që do të vendosen për tu trajtuar.
Trajnimi me të rinjtë – Fier 13 dhe 14 Shkurt 2020
Me teper