THIRRJE PËR MENAXHER PROJEKTI “MASAT PËR PARANDALIMIN PËR
TRAFIKIMIN E QENIEVE NJERËZORE SI DHE PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË
COVID-19 NË STREHËZAT KU STREHOHEN VIKTIMAT DHE VIKTIMAT POTENCIALE TË TRAFIKIMIT”
TERMAT E REFERENCËS
Pozicioni | Menaxher Projekti |
Vendi | Tiranë, Elbasan dhe Vlorë |
Data e fillimit | 14.09.2020 |
Data e mbarimit | 31.09.2021 |
Kohëzgjatja e detyrës | 60 ditë pune |
Përshkrimi i situatës aktuale
Bazuar nga studimet dhe raportet e hartuara për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, cilësohet se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të gjitha kapacitetet e duhura për të parandaluar këtë fenomen. Dy arsyet kryesore janë: nga njëra anë, shumë nga individët që jetojnë në këto vende migrojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa në anën tjetër, individë që jetojnë në vendet e treta, hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim kalimin e tyre drejt BE. Nga ana tjetër, situata e krijuar nga pandemia ka ndryshuar shumë ekuilibra dhe ka ndikuar në të gjitha aspektet e shoqërisë. Si në vendet e tjera në botë, edhe në Shqipëri, shpërthimi i COVID-19 ka prekur të gjitha segmentet e shoqërisë, por kryesisht grupet në nevojë siç janë: njerëzit në varfëri ekstreme, persona të moshuar, individë të papunë, persona me aftësi të kufizuara, gra dhe vajza, të rinj, refugjatë, emigrantë dhe minoritetet. Duke iu referuar studimeve dhe raporteve të ndryshme të kryera, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra, vazhdon të jetë një vendburim për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit të personave, veçanërisht prostitucion të detyruar dhe punë të detyruar, duke përfshirë lypjen e detyruar të fëmijëve. Faktorët kryesorë të identifikuar si tregues që favorizojnë trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëria, duke specifikuar trafikimin e grave, fëmijëve dhe anëtarëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian janë:
- Situata e vështirë dhe kushtet e pafavorshme socio-ekonomike;
- Dhuna në familje;
- Rekrutimi i fëmijëve nga të afërmit për "lypje", ose punë të detyruar.
Ndër shërbimet e ndryshme që ekzistojnë për këtë kategori të prekshme, strehimi është një nga më të rëndësishmit. Aktualisht në Shqipëri, ekziston një strehëz e specializuar me qendër nëTiranë dhe tre strehëza të specializuara nga OSHC me qendër në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Megjithëse nuk ka të dhëna dhe prova aktuale mbi ndikimin që ka shkaktuar pandemia në këto mjedise në Shqipëri, duke pasur parasysh përvojën e vendeve të tjera në botë me një infrastrukturë më të mirë për këtë grup të prekshëm, situata e krijuar për shkak të pandemisë ka shkaktuar shumë vështirësi në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe sigurisë së viktimave të trafikimit të strehuara në këto strehëza. Disa strehëza mund të ofrojnë shërbime të kufizuara të kujdesit shëndetësor, të cilat mund të paraqesin rrezikun e transmetimit të infeksionit. Për më tepër, afërsia e individëve dhe stafit së bashku me një rënie ose mungesë të shërbimeve sanitare rutinë mund të rrisin rrezikun e transmetimit të sëmundjes. Në këtë kuadër, ALTRI propozon zbatimin e kësaj iniciative të ndarë në dy komponent: Komponenti i parë synon të garantojë të drejtat e viktimave të trafikimit si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 brenda strehëzave në të cilat janë të strehuara kjo kategori përfituese.
Komponenti i parë konsiston në:
- identifikimin e nevojave të viktimave të trafikimit në
strehëzat ku ato jetojnë - ofrimi dhe sigurimi i produkteve të higjienës të përshtatshme për parandalimin e COVID-19; dhe ndërgjegjësimi për ndikimin që ka dhe vazhdon të ketëpandemia në jetën e tyre, rreziqet me të cilat përballet ky grup i prekshëm dhe masat që duhet të merren.
Komponenti i dytë synon të kontribuojë në nismën e propozuar nga Deutsche Gesellschaft für
Internationale Zusammenarbeit (GIZ) për të forcuar mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e viktimave (potenciale) duke fuqizuar autoritetet publike dhe organizatat e shoqërisë civile për të kryer fushata ndërgjegjësimi tek grupet e synuara.
Përgjegjësitë e ekspertit
- Mbikëqyrja e planifikimit dhe zbatimit të projektit;
- Hartimi i një plani të detajuar të punës i cili parashikon aktivitetet e nevojshme për të përfunduar me sukses projektin;
- Përcaktimi i burimeve (koha, paratë, pajisjet etj) të nevojshme për të zbatuar dhe përfunduar projektin;
- Përcaktimi i masave dhe objektivave mbi të cilat do të vlerësohet përfundimi projektit;
- Menaxhimi i stafit të projektit në përputhje me politikat dhe praktikat e organizatës;
- Zbatimi i projektit sipas planit të tij;
- Monitorimi i progresit te aktiviteteve për të siguruar përfundimin me sukses të projektit;
- Mbikëqyrja e punës së kryer nga ekipi i projektit për të siguruar plotësimin e standarteve të projektit;
- Hartimi i raporteve teknike të zbatimit të projektit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të buxhetit dhe aktiviteteve;
- Mbledhja e të dhëna dhe dokumentimi i zbatimit të aktiviteteve të projektit;
- Përfaqësimi i projektit tek donatori dhe të tretët.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në një fushë relevante;
- Të paktën 2 vjet përvojë pune të mëparshme;
- Trajnime dhe intershipe brenda dhe jashtë vendit;
- Përvoja e mëparshme në shoqërinë civile;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi kompjuterike.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën shqipe/angleze si dhe ofertën financiare në adresën qendra.altri@gmail.com deri më 8 Shtator 2020.