Qendra ALTRI në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe me Zyrat Rajonale të Avokatit të Popullit në Fier, Berat dhe Pogradec zhvilluan procesin e monitorimit gjatë periudhës Janar – Prill 2019. 2 shërbimet e përzgjedhura për monitorimin e realizimit te tyre nga Njësitë e Qeverisjes Vendore janë:
- Shpërndarja e Ndihmës Ekonomike;
- Respektimi i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar
Për të bërë një vlerësim të situatës aktuale për këto dy shërbime dhe për të identifikuar problemet/ mangësitë që lidhen me ofrimin e tyre, Avokati i Popullit në bashkëpunim me ALTRI zhvilloi në bashkinë Fier, Berat dhe Pogradec;
- Intervista me punonjësit përgjegjës për ndihmën ekonomike dhe respektimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar në bashkinë Fier, Berat dhe Pogradec;
- Intervista me përfituesit e ndihmës ekonomike në të treja Bashkitë;
- Intervista me personat me aftësi të kufizuar në të treja Bashkitë;
- Analiza dhe vlerësimi i informacionit të disponueshëm nga bashkitë, raportet narrative, kuadri ligjore dhe nënligjor lidhur me 2 shërbimet.
Ekspertët e Qendrës ALTRI në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit në bazë të të dhënave të mbledhura hartuan “Raporti i monitorimit për shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe respektimin e të drejtave të kategorisë së personave me aftësi të kufizuar”.