Me mbështetjen e USAID në Shqipëri, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Monitorimi dhe përmirësimi i shpërndarjes së barabartë të të drejtave sociale në nivel vendor (Tiranë, Fier, Berat, Pogradec)”. Nëpërmjet kësaj iniciative synohet përmirësimi i shërbimeve sociale për grupet në nevojë nëpërmjet forcimit të rolit monitorues të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) dhe përfshirja e grupeve në nevojë në këtë proces. Në përfundim, do të hartohen rekomandime konkrete për përmirësimin e situatës në ofrimin e shërbimeve sociale dhe do të zhvillohet një fushatë ndërgjegjësuese për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Iniciativa parashikohet të zbatohet për një periudhë 12 mujore në qytetet e lartëpërmendura.