Pozicioni: Financier projekti
Data e fillimit: 01.12.2017
Data e përfundimit: 30.05.2019
Përshkrimi i projektit
Qendra ALTRI, në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë”, ka hartuar projekt-propozimin me temë “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut” në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruar.
Ky projekt-propozim parashikohet të zbatohet nga Qendra ALTRI, në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë” dhe synon të zgjerojë dhe rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi duke plotësuar kuadrin ligjor dhe rregullator për edukimin ligor të publikut në Shqipëri dhe marrjen e hapave të parë që çojnë në zbatimin e këtij kuadri ligjor. Për të arritur këtë qëllim, ALTRI dhe Koalicioni do të: (1) ndihmojnë Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të zhvilluar Strategjinë e parë Kombëtare të Edukimit Ligjor të Publikut (SKALP) në Shqipëri; (2) ndihmojnë institucionin publik përgjegjës për zbatimin e SKALP, për të zhvilluar Planin Kombëtar të Veprimit (PKV) për SKALP; (3) trajnojnë institucionet kryesore publike përgjegjëse për zbatimin e SKALP dhe PKV dhe (4) kryejnë një fushate informimi publik për SKALP dhe PKV, duke synuar qytetarët në të gjithë Shqipërinë dhe duke i kushtuar një vëmendje të veçantë grupeve të pafavorizuara të qytetarëve. Projekti i propozuar do të zgjasë 18 muaj dhe puna me Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa shumë nga aktivitetet e propozuara do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
Përgjegjësitë
- Kontabilizim i faturave;
- Zbatimi i projektit sipas planit;
- Ndjekja e kërkesave sipas kushteve të kontratës dhe plotësimi me dokumentat financiarë mbështetës;
- Kontroll i detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore;
- Realizimi i raportimit financiar.
Kriteret
- Diplomë në degën financë;
- Minimumi 10 vjet eksperiencë në profesion;
- Të jetë i familjarizuar me Standartet e reja Kombëtare të Kontabilitetit;
- Të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi kompjuterike.
Financieri i projektit do të angazhohet 33% të kohës së punës.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më 8 nëntor, ora 17:00, në e-mailet qendra.altri@gmail.com; info@altri.al ose t’i dërgojnë hard copy në adresën Rr “Asim Zeneli”, Nr. 15, Tiranë, Shqipëri.