Rishikimi i programeve të nxitjes së punësimit në Shqipëri, me qëllim vlerësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të programeve ekzistuese dhe identifikimin/rekomandimin e programeve të reja të nxitjes së punësimit, financuar nga Helvetas Swiss Intercooperation Albania-RisiAlbania. Tetor 2014- Janar 2015

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ishte realizimi i një studimi mbi Programet e Nxitjes së Punësimit për të analizuar opinionin e përfituesve në lidhje me hartimin dhe zbatimin e masave të punësimit dhe cilësinë e përgjithshme të procedurave e shërbimeve të ofruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP), si dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve…

Adopto një gjysh/gjyshe, financuar nga Fondacioni ABC. Shtator 2014-Janar 2015.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj iniciative ishte të rrisë cilësinë e jetës, të forcojë komunitetin dhe të promovojë vlera civile qytetare. Duke marrë në konsideratë faktin që të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarëve Tiranë, prej një kohe shumë të gjatë nuk ishin përfshirë në asnjë aktivitet jashtë Rezidencës, A.L.T.R.I organizoi një ekskursion dy ditor…

Reforma kushtetuese nga perspektiva akademike dhe civile, financuar nga Fondacioni SOROS. Prill 2014-Shkurt 2015.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte krijimi i një koalicioni me aktorë nga bota akademike dhe organizatat e shoqërisë civile për të vjelë perspektivat e botës akademike dhe të shoqërisë civile mbi reformën kushtetuese, si dhe për të zhvilluar, formësuar dhe advokuar për një reformë të qenësishme kushtetuese, në funksion të forcimit të institucioneve dhe…

Fushatë rajonale e ndërgjegjësimit dhe avokimit për regjistrimin dixhital audio në Gjykata, financuar nga Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST)/USAID. Faza e parë Shkurt-Korrik 2014 dhe faza e dytë Maj-Korrik 2015.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj iniciative eshte realizimi i një fushate rajonale për avokimin dhe ndërgjegjësimin mbi regjistrimin audio në gjykata. Një ndërgjegjësim më i madh i publikut në zonat e përzgjedhura për funksionimin e RDA-së, aksesin dhe avantazhet që ai sjell dhe avokim i suksesshëm për ta kthyer përdorimin e RDA-së në një standard…