TERMAT E REFERENCËS
THIRRJE PËR KËRKUES DHE EKSPERT LIGJOR NË KUADËR TË PROJEKTIT “Fuqizimi i rolit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në proceset e konsultimit të buxhetit duke sjellë rritje të barazisë gjinore, demokracisë dhe transparencë të bashkive’’
Pozicioni | KËRKUES DHE EKSPERT LIGJOR |
Titulli i Projektit | Fuqizimi i rolit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në proceset e konsultimit të buxhetit duke sjellë rritje të barazisë gjinore, demokracisë dhe transparencë të bashkive |
Vendi: | Shkodër, Diber dhe Vlore |
Data e fillimit: | 23. 02.2022 |
Data e mbarimit: | 31.01.2023 |
Kohëzgjatja e detyrës: | 21 ditë pune |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me bashkë-financimin e Bashkimit Evropian dhe bashkë-financimin e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Qendra ALTRI po zbaton projektin “Fuqizimi i rolit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në proceset e konsultimit të buxhetit duke sjellë rritje të barazisë gjinore, demokracisë dhe transparencë të bashkive”. Nisma synon të rrisë dhe inkurajojë përfshirjen e grave në proceset e hartimit të politikave buxhetore, buxhetin vjetor dhe përfshirjen e perspektivës gjinore në politikat dhe buxhetin e njësive të qeverisjes lokale, duke mbështetur kështu demokracinë e drejtpërdrejtë, performancën buxhetore dhe transparencën e bashkive. Objektikat e parashikuara janë:
OS1: Identifikimi i problematikave, nevojave dhe shqetësimeve në lidhje me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në bashkitë e synuara, ndikimin që ai ka në anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe avokimi për përmirësim më të mirë të situatës në nivel lokal;
SO2: Rritja e nivelit të pjesëmarrjes së grave në proceset e vendimmarrjes buxhetore, duke rritur kështu barazinë gjinore në nivel vendor si një komponent i rëndësishëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE;
OS3: Rritja e kapaciteteve të bashkive në përcaktimin e politikave buxhetore dhe financimit drejt respektimit të parimit të barazisë gjinore dhe qeverisjes së mirë.
Objektivat e thirrjes
Qendra ALTRI kërkon një kërkues dhe ekspertë ligjor, i/e cila do të jetë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertit të medias
- Do të jetë përgjegjës për realizimin e procesit të monitorimit;
- Hartimi i pyetësorëve dhe intervistave;
- Realizimi i procesit të anketimit me qytetarët e 3 bashkive të përzgjedhura;
- Realizimi i intervistave me përfaqësues të bashkive;
- Mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga procesi i anketimit;
- Hartimi i raportit të monitorimit;
- Zhvillimi i takimeve advokuese me bashkitë e përzgjedhura;
- Përgatitja e materialeve informuese;
- Zhvillimi i takimeve konsultuese me qëllim prezantimin e raportit të monitorimit;
- Zhvillimi i trajnimeve të përfaqësuesve të bashkisë
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në drejtësi;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme të standardeve shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me focus të vecantë fuqizimin e grave; barazinë gjinore; njohuri të shkëlqyera për qeverisjen lokale dhe buxhetimin me bazë gjinore;
- Shkathtësi shumë të mira me shkrim;
- Përvoja e mëparshme në hartimin e dokumenteve kërkimore si vlerësim, raportet/ analiza;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera akademike në fushën juridike do të ishin një vlerë e shtuar.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre si dhe ofertën financiare në adresën iris.shima@altri.al deri më 22 Shkurt 2022.