Në mënyrë për të identifikuar nevojat aktuale të punësimit të të rinjve në qytetet Fier, Durrës dhe Kukës, është e rëndësishme hartimi i vlerësimit të nevojave. Mbledhja e të dhënave u bë e mundur përgjatë takimeve të zhvilluara me të rinjtë punëkërkues në 3 qytetet e zbatimit të projektit, nëpërmjet një pyetësori të hartuar nga ekspertët e angazhuar. Gjithashtu, u mblodhën të dhënat edhe nga institucionet vendore gjatë takimeve të zhvilluara me to në të 3 qytetet e zbatimit. Mbas realizmit të aktiviteteve, ekspertët e angazhuar përpunuan të dhënat dhe hartuan raportin e vlerësimit.