TERM OF REFERENCE
Ftese per Oferte - Sherbime logjistike per trajnime_ Qyteti i Librazhdit
Emri: Qendra ALTRI
Adresa: Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tiranë
E-mail: qendra.altri@gmail.com
Afati i dorëzimit të ofertës: 04.04.2025
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Fuqizimi i të rinjve drejt sipërmarrjeve të suksesshme!” me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Qëllimi kryesorë i iniciativës është të fuqizojë të rinjtë e Bashkive Korçë, Pogradec dhe Librazhd duke ofruar mjete dhe informacion për rritjen e kapaciteteve të tyre mbi mundësitë ekonomike favorizuese për zhvillimin e sipërmarrjes nga të rinjtë.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon subjekte për ofrimin e shërbimit të qerase se sallës, pushim kafeje dhe katering (finger food) për trajnimin e planifikuar me datë 7, 8 dhe 9 Prill 2025 në Librazhd.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 04.04.2025, në adresën e e-mailit: qendra.altri@gmail.com ose në adresën: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Shërbimet e kërkuara:
- Qira salle trajnimi për 3 ditë në qytet in e Korçës, për 30-35 persona, me kushte të përshtatshme për zhvillim trajnimesh.
- Pushim kafeje dhe katering për 30 persona për çdo ditë trajnimi, duke përfshirë kafe, ujë, lëngje dhe produkte ushqimore.
Kërkesë për ofertë:
Operatorët ekonomikë të interesuar ftohen të paraqesin ofertën e tyre financiare për shërbimet e kërkuara, duke përfshirë:
- Çmimin me TVSH të përfshirë;
Kushte të përgjithshme:
- Ofertat mund të dorëzohen të ndara për çdo shërbim (sallë dhe katering).
- Preferohen subjekte lokale në qytetet përkatëse, por nuk përjashtohen ofrues që garantojnë shërbime edhe jashtë qytetit të targetuar. Në këtë rast, kostoja e transportit duhet të përfshihet në çmim.
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet nëpërmjet email në adresën e organizatës altri@gmail.com brenda datës 04.04.2025,ose në adresën: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për ofrimin e shërbimit.