TERM OF REFERENCE
Ftese per Oferte - Furnizim me karburant (naftë)
Emri: Qendra ALTRI
Adresa: Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tiranë
E-mail: qendra.altri@gmail.com
Afati i dorëzimit të ofertës: 14.10.2024
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Fuqizimi i të rinjve drejt sipërmarrjeve të suksesshme!” me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Qëllimi kryesorë i iniciativës është të fuqizojë të rinjtë e Bashkive Korçë, Pogradec dhe Librazhd duke ofruar mjete dhe informacion për rritjen e kapaciteteve të tyre mbi mundësitë ekonomike favorizuese për zhvillimin e sipërmarrjes nga të rinjtë.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon furnizim me karburant (naftë) për mbulimin e një distance të përllogaritur prej 5,560 kilometrash.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 14.10.2024, në adresën e e-mailit: qendra.altri@gmail.com ose në adresën: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Specifikimet teknike:
- Sasia e kërkuar: 1,050 litra naftë (e përllogaritur mbi bazën e një konsumi mesatar prej 18.9 litra/100 km);
Përshkrimi: Nafta do të përdoret për lëvizjet logjistike të stafit dhe realizimin e aktiviteteve në qytetetet e targetuara;
Kërkesë për ofertë:
Operatorët ekonomikë të interesuar ftohen të paraqesin ofertën e tyre financiare për furnizimin me këtë sasi karburanti, duke përfshirë:
- Çmimin për litër me TVSH të përfshirë;
- Vlerën totale për 1,050 litra;
- Mundësinë e furnizimit të pjesshëm ose me fatura periodike;
- Numrin e NIPT dhe/ose te dhëna kontakti.
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Shqipërisë.
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet nëpërmjet email në adresën e organizatës altri@gmail.com brenda datës 14.10.2024 ose në adresën: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të ofruar furnizimin.