TERMAT E REFERENCES
Thirrje për Subjeketet që Operojnë në Fushën e Marketingut dhe Printimeve
Emri i Organizatës: | Qendra ALTRI |
Adresa: | Rruga Asim Zeneli”, N°15, Tiranë, Shqipëri |
Email: | qendra.altri@gmail.com |
Afati i dorëzimit të ofertës: | 09.09.2024 |
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Lushnja në realitetin virtual!” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i kësaj iniciative është të krijojë një hapësirë virtuale për qytetin e Lushnjës më qëllim nxitjen e turizmit duke promovuar kulturën, traditën dhe resurset natyrore të këtij qyteti.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të kontraktojë një subjekt që operon në fushën e marketingut dhe printimeve për dizajnimin dhe prodhimin e 28 tabelave që përmbajnë QR Code dhe përmes skanimit të tyre të bëhet e aksesueshme platforma “Lushnja Explore” dhe atraksionet që ajo përmban.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 09.09.2024, në adresën e e-mailit: qendra.altri@gmail.com ose në adresën postare: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, Qendra ALTRI do të zhvillojë procedurën e prokurimit për 28 tabelave me Kodin e Skanimit (QR code) sipas specifikimeve në tabelën e mëposhtme:
Nr | Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ | Sasia | Çmimi/njësi
Me TVSH |
Totali |
1 | Tabela me material peçikllaz, përmasa A5, trashësi 3 mm dhe bazament. (për t’u vendosur mbi tavolinë); | 8 | ||
2 | Tabela Forex, me përmasë A4, trashësi 4 mm dhe mbiadeziv; | 18 | ||
3 | Tabela me material peçikllaz, përmasa A4 me 4 distancatorë për secilën. | 2 |
Specifikime të përgjithshme teknike:
Subjekti duhet të garantoj realizimin e materialeve me cilësi të lartë dhe me kodin e skanimit lehtësisht të aksesueshëm.
Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën Shtator 2024. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues.
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Shqipërisë.
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës altri@gmail.com brenda datës 09.09.2024 ose në adresën postare: Rruga Asim Zeneli, Nr.15, Tiranë.
Nuk pranohen ofertat dorazi.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
- Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para postimit te ofertes;
- Ofertën financiare sipas tabelës më sipër.
- Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.