TERMA REFERENCE
NJOFTIM PER VEND VAKANT PUNE – KOORDINATORE PROJEKTESH
Pozicioni/Shërbimi | Koordinator Projektesh |
Lloji i Kontrates | Kontratë pune me afat të pacaktuar |
Lloji i Punesimit | Me kohë të plotë |
Afati i aplikimit | 18 Mars 2024 |
Adresa | qendra.altri@gmail.com |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit, si dhe për një sistem drejtësie me në qendër qytetarin!
Qendra ALTRI kërkon të punësoj koordinator projektesh me kohë të plotë me kontratë pune për një afat të pacaktuar.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin kanditatet:
Për zbatimin e projektit, eksperti ligjor për drejtësinë miqësore për të miturit, do të jetë përgjegjës për:
- Hartimi i dokumenteve ligjore të nevojshme;
- Planifikimi, organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të projekteve;
- Monitorimi i progresit të aktiviteteve për të siguruar përfundimin me sukses të projekteve;
- Mbikqyrja e punës së kryer nga ekipi i projektit për të siguruar plotësimin e standarteve të projekteve;
- Hartimi i raporteve teknike të zbatimit të projekteve;
- Mbledhja e të dhëna dhe dokumentimi i zbatimit të aktiviteteve;
- Përfaqësimi i projektit tek donatori dhe të tretët.
Eksperienca e kërkuar
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Drejtësi;
- Të ketë eksperienca të mëparshme në koordinimin e projekteve apo pranë organizatave të shoqërisë civile;
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mirë organizative;
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit;
Proceduara e Aplikimit
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë Curriculum Vitae (CV) në adresën: qendra.altri@gmail.com
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 18.03.2024.