TERMA REFERENCE
TRAJNER NE FUSHEN E TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT DHE TRAJNER PER KOMUNIKIMIN
Pozicioni/Shërbimi | Trajner (2) |
Titulli i Projektit | Fuqizohu në botën digjitale! |
Mbështetur: | Agjencia Kombëtare e Rinisë – AKR |
Lloji i Kontrates: | Kontratë shërbimi – Trajner për aftësimin digjital të të rinjve |
Periudha e kontratës | 18.09.2023-15.11.2023 |
Ditët e punës: | 18 ditë pune (9 secili trajner) |
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë – AKR, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Fuqizohu në botën digjitale”. Qëllimi i kësaj iniciative është Qëllimi kryesor i iniciativës është fuqizimi i të rinjve me aftësitë digjitale, njohjen dhe përdorimin e aplikacioneve dhe pajisjet e reja moderne për t’u përshtatur me epokën e re digjitale të shekullit 21.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë si më poshtë:
- Konsolidimi i bashkëpunimit me aktorët lokal dhe krijimi i rrjetëzimit të ndërhyrjes.
- Ndërtimi dhe zhvillimi i ndërhyrjes.
- Zhvillimi i trajnimeve me të rinjtë;
- Të rinjtë në 360ᴼ – Konkursi i punimeve digjitale nga të rinjtë;
- Promovimi i ndërhyrjes dhe mundësia për aplikim tek bashki të tjera;
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të iniciativës “Fuqizohu në botën digjitale”, Qendra ALTRI kërkon 2 trajnerë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me qëllim zbatimin e aktiviteteve të parashikuara.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin kanditatet:
Për zbatimin e projektit, trajnerët, do të jetë përgjegjës për:
- Bashkëpunimin me ekspertët dhe stafin e projektit në përcaktimin e temave dhe metodologjisë për zhvillimin e trajnimeve me të rinjtë;
- Zhvillimi i trajnimeve 3-ditore me të rinjtë në 3 qytetet në të cilin shtrihet projekti (Tiranë, Shkodër dhe Lushnje);
- Përgatitjen e raportit përshkrues për aktivitetin e zhvilluar.
Eksperienca e kërkuar
- Diplomë universiteti në drejtësi;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Njohuri të shkëlqyeshme në fushën e teknologjisë së informacionit (për trajnerin IT), në fushën e komunikimit dhe menaxhimit të rrjeteve sociale (për ekspertin e komunikimit) ;
- Aftësi në tejçimin e informacionit dhe njohurive tek të rinjtë;
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor;
- Kualifikimet e tjera në aspektet digjitale do të ishin një vlerë e shtuar.
Proceduara e Aplikimit
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtme
- Curriculum Vitae;
- Oferta financiare
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen:
- Aftesia Teknike (70%)
- Oferta Financiare (30%)
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën elida.jata@altri.al
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 14.09.2023.
Aplikimi mund të dërgohet përmes postës, dorazi apo nëpërmjet emailit në adresën: elida.jata@altri.al