TERMA REFERENCE
EKSPERT IT PËR KRIJIMIN E NJË PLATFORME
Pozicioni / Shërbimi | Ekspert IT për krijimin e një platforme |
Titulli i Projektit | “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitetet e qëndrueshme” |
Mbështetur: | Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga TLAS në partneritet me Fondacionin Qendra Europiane |
Lloji i Kontrates : | Kontratë shërbimi – Ekspert IT për krijimin e platformës |
Periudha e kontratës | 01.03.2021 – 30.06.2021 |
Ditët e punës | 20 ditë pune |
Hyrje
Informacion i përgjithshëm për Qendrën ALTRI
Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra A.L.T.R.I) është një organizatë e themeluar në vitin 2011. Që nga themelimi i saj A.L.T.R.I. me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, ka zbatuar disa iniciativa që kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies së institucioneve, informimit dhe edukimit qytetar.
Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitetet e qëndrueshme dhe fleksibël” e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga TLAS në partneritet me Fondacionin Qendra Europiane në Shqipëri.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është krijimi dhe ndërtimi i një platformë interaktive në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të përmirësojë njohuritë e shoqërive civile dhe institucioneve që punojnë me të parabugosurit në lidhje me standartet europiane për të drejtat e njeriut dhe të promovojë mobilizimin e tyre dhe gjithashtu të komuniteteve në nevojë drejt realizimit të këtyre të drejtave. Ky projekt do të zgjasë 8 muaj dhe do të shtrihet në gjashtë zona gjeografike si Tirana ( përfshirë Kavajën), Korça, Lezha, Vlora, Shkodra dhe Elbasani.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti janë si më poshtë:
- Konceptimi dhe idejimi për krijimin e platformës për të drejtat e të paraburgosurve “TëDrejtateTëParaburgosurve.al (Detaineesrights.al)”;
- Organizimi i takimeve konsultuese për krijimin e platformës me organizatat që kanë në fokus këtë kategori si dhe me përfaqësuesit e institucioneve;
- Ndërtimi dhe vënia në funksion e platformës për të drejtat e të paraburgosurve;
- Organizimi i 3 takimeve prezantuese me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe institucionet për prezantimin e platformes;
- Realizimi i fushatës ndërgjegjësuese dhe informuese në media dhe në median sociale mbi prezantimin dhe promovimin e platformës tek të gjithë qytetarët.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të iniciativës “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitetet e qëndrueshme dhe fleksibël”, Qendra ALTRI kërkon një ekspert për të drejtat e njeriut me qëllim zbatimin e aktiviteteve të parashikuara.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin kanditatet:
Për zbatimin e projektit, eksperti ligjor do të jetë përgjegjës për:
- Bashkëpunimi me ekspertin për të drejtat e njeriut si dhe menaxherin e projektit për konceptimin e platformës;
- Blerja e domeinit, dizenjimi, ndërtimi dhe funksionimi i platformës;
- Mirëmbajtja e platformës.
Eksperienca e kërkuar
- Diplomë universiteti në inxhinieri informatike, teknologji, shkenca kompjuterike;
- Së paku 5 vjet përvojë profesionale;
- Eksperiencë mbi ngritjen dhe funksionimin e platformave;
Proceduara e Aplikimit
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtme:
- CV;
- Oferta financiare për ditë pune.
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen:
- Aftesia Teknike (70%)
- Oferta Financiare (30%)
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën më poshtë:
qendra.altri@gmail.com
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 01 Mars 2021.
Aplikimi mund të dërgohet në zarf të mbyllur ose me email në adresat si më poshtë:
- Me zarf të mbyllur:
Terma Reference: EKSPERT IT
Qendra ALTRI;
Rruga “Asim Zeneli”, Nr.15, Tirana, Albania