Të rinjtë që do të angazhohen në këtë iniciativë do ti nënshtrohen një trajnimi dy ditor për Ligjin Nr. 111/2017 “Për Ndihmën Ligjore të Garantuar nga Shteti” dhe paketën e plotë të shërbimeve sociale në dispozicion për grupin në nevojë në qytetin e Kukësit dhe Lezhës, me një fokus të veçantë në sfidat me të cilat përballen këto grupe të synuara në aksesin në shërbimet sociale. Duke marrë parasysh që këta të rinj do të ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë juridike primare, por ata gjithashtu do të shërbejnë si ndërmjetës dhe referues për rastet që duken më të komplikuara, ata duhet të kenë një njohuri dhe informacion të shëndoshë në lidhje me temat e sipërpërmendura për një ndihmë të duhur.