Me mbështetjen e World Vision Albania dhe bashkëfinancimin nga Bashkimi Europian, Qendra mA.L.T.R.I ka filluar zbatimin e iniciativës “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale”. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke përmirësuar standardet e jetesës për grupet vulnerabël dhe duke ofruar mbështetje ligjore për sa i përket mundësisë së aksesit në shërbimet sociale. Zbatimi i kësaj iniciative është parashikuar si prioritet edhe në Planin e Veprimit të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut 2021-2023. Ky projekt do të zgjasë 10 muaj dhe do të shtrihet në Bashkinë e Kukësit, në 5 njësi administrative, në Bashkinë e Lezhës në 5 njësi administrative dhe në Bashkinë e Kurbinit në 2 njësi administrative.