TERMA REFERENCE
SUBJEKT PËR PRODHIMIN E MATERIALEVE INFORMUESE
Pozicioni / Shërbimi | Subjekt për prodhimin e materialeve informuese |
Titulli i Projektit | “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit” |
Mbështetur: | GIZ/PACT |
Në kuadër të iniciativës “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit”, Qendra ALTRI kërkon një subjekt i cili ka në fokus të veprimtarisë së tij dizenjimin dhe prodhimin e fletëpalosjeve dhe broshurave.
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një subjekti i cili do të jetë përgjegjës
për:
- Dizenjimin e fletëve informuese në bashkëpunim me menaxherin e projektit;
- Printimin e fletwpalosjeve, color, 130 gr, mat, double side, 2000 kopje;
- Dizenjimin dhe printimin e broshurave, 500 kopje, Formati A5, letra 130 gr, kapje me tela.
Proceduara e Aplikimit
Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë ofertën financiare për produktet e sipër përmendur.
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen nga oferta financiare.
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën qendra.altri@gmail.com
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 20 Nëntor 2020, ora 17:30.
Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën: qendra.altri@gmail.com