Qendra ALTRI diten e shtune organizoi Panairin e produkteve lokale ne qytetin e Dibres!!! Pjese e panairit ishin grate e zones se Dibres, te cilat tregtuan produktet e tyre lokale duke filluar qe nga frutat e pyllit, bimet medicinale, recelerat, ushqimet tradicionale si dhe veshjet e punuara me tehzgjah.
Panairi u vizitua nga shume banore te qytetit te Dibres si dhe fshatrat qe ndodhen perreth tij. Permes organizimit te ketij panairi, grate paten mundesi te prezantimit te produkteve, tregtimin e tyre si dhe krijimin e bashkepunimit me subjekte te tjera lokale per zgjerimin dhe fuqizimin ekonomik te tyre.
Me ane te ketij aktiviteti, u realizua edhe objektivi kryesor i iniciative i cili konsistonte ne forcimin e fuqizimit ekonomik te grave permes promovimit te produkteve tradicionale bujqesore lokale.
Organizimi i ketij panairi tashme eshte tradite ne qytetin e Dibres dhe me bashkepunimin e shume aktoreve lokale u mundesua organizimi edhe ne kete vit pandemie. Ne kete menyre, u finalizua ne menyre te suksesshme edhe projekti “Fuqizimii grave ne zonen e Dibres dhe promovimi i produkteve lokale”.
Panairi u organizua ne kuaderteiniciatives “Fuqizimii grave ne zonen e Dibresdhepromovimiiproduktevelokale” me mbeshtetjen e GIZ, komponentiZhvillimiiQendrueshem Rural.
#empowerwomeninruralarea#thinkglobal#actlocally#produkteshqiptare#eatlocally