THIRRJE PËR SUBJEKTE QË OFROJNË/TREGTOJNË PRODUKTE HIGJENIZUESE
“MASAT PËR PARANDALIMIN PËR TRAFIKIMIN E QENIEVE NJERËZORE SI DHE PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19 NË STREHËZAT KU STREHOHEN VIKTIMAT DHE VIKTIMAT POTENCIALE TË TRAFIKIMIT”
Qendra ALTRI në kuadër të fillimit të projektit “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së covid-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit” me mbështetjen e GIZ, shpall thirrjen për subjekte që tregtojnë produkte higjenizuese si:
- Maska;
- Doreza;
- Dezinfektant për duart;
- Dezinfektant për sipërfaqet;
- Sapun të lëngshëm antibakterial
Aplikimi
Të interesuarit duhet të dërgojnë në gjuhën angleze ofertën financiare në adresën qendra.altri@gmail.com deri më 8 Shtator 2020.